Trump "e udhëzoi avokatin që të gënjejë"
Një raport në Buzzfeed News tha se Trump ka kërkuar nga Michael Cohen të gënjejë rreth planeve për ndërtimin e Kullës Trump në Moskë.
Cohen tashmë ka pranuar se ka gënjyer se kur ka përfunduar projekti biznesor.
Trump nuk u është përgjigjur ende akuzave të raportit, por më herët ka mohuar se ka udhëzuar ish-avokatin e tij të thyejë ligjin.
Avokati i tanishëm i presidentit, Rudy Giuliani, e hodhi poshtë raportin në komentet për Washington Post.
Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve do t'i hetojë pretendimet, tha kryetari i ri i tij, Adam Schiff.
Buzzfeed tha se raporti i tij bazohet në dëshmitë e dy oficerëve të zbatimit të ligjit, të përfshirë në hetimin e çështjes.
Më shumë në këtë temë: Ish-avokati i Trumpit pranon të dëshmojë publikisht