Media shtetërore siriane raporton për një shpërthim në Damask
Televizioni shtetëror sirian raportoi se ky shpërthim duket se është “akt terrorist”.
Rrugët përreth vendit ku ndodhi shpërthimi janë mbyllur.
Pavarësisht luftës civile që po vazhdon në Siri, ka pasur disa incidente në kryeqytetin sirian, që prej se forcat qeveritare vitin e kaluar rimorën nën kontroll zonat në periferi të tij, që kontrolloheshin nga rebelët.