Добавить новость
World News



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Mosrespektimi i ligjeve si burim i shkeljes së të drejtave të njeriut

Kosova ka shënuar përparim të ngadalshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këtë konstatim e ka nxjerr edhe këtë vit organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch.


Sipas kësaj organizate, raportet ndëretnike, respektimi i të drejtave të komuniteteve joshumicë, dhuna në familje, gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT-i dhe liria e mediave, janë ndër problemet kryesore me të cilat përballet Kosova në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut.




Duke komentuar të gjeturat e raportit, anëtarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Lirie Kajtazi thotë se Kosova përballet me probleme serioze në respektimin e të drejtave të njeriut, si pasojë e mosrespektimit të ligjeve.


“Kemi shumë probleme të cilat besoj edhe si Komision për të Drejtat e Njeriut duhet të kërkojë më shumë monitorim nga institucionet, agjencionet dhe qoftë nga forume të ndryshme të cilat do të ishin sjell më ndryshe, do t’i kryenin detyrat e veta. Vet fakti që ligjet tona nuk respektohen as 50 për qind e asaj që është e shkruar, flet që ne jemi larg respektimit të disa të drejtave të njeriut në përgjithësi”, tha Kajtazi.


Raporti i Human Rights Watch, po ashtu ka identifikuar si problem edhe dhunën në familje dhe reagimin e dobët të institucioneve të sigurisë.


Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit të kaluar kanë qenë tetë vrasje si pasojë e dhunës në familje, njëra ndër to edhe vrasja e Valbona Markut dhe vajzës së saj, vrasje kjo, që sipas Berishës, ndodhi nga neglizhenca e policisë dhe prokurorisë.


“Sistemi i drejtësisë ka ngecje duke filluar nga zinxhiri i parë që është policia, pastaj edhe deri te shqiptimi i dënimeve nga gjykatat. Kemi parë shpesh që gjyqësia nuk i dënon ushtruesit e dhunës në familje karshi Kodit Penal edhe dënimeve që parashihen për dhunën në familje”, tha Berisha.




Mes tjerash, Human Rights Watch ka përmendur edhe problemet me të cilat përballen komunitetet pakicë.


Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, thotë se komunitetet joshumicë, kryesisht nga ai rom, ashakli dhe rgjiptian, përballen me probleme ekzistenciale.


Berisha thotë se të gjeturat e raportit duhet t’u shërbejnë institucioneve të Kosovës si një tregues për përmirësimin e gjendjes.


“Sidomos në fushën e punësimit, ende është niveli i njëjtë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Përfaqësimi ynë në sektorët e sigurisë siç është Policia, siç është FSK-ja, gardianët e burgut, siç janë institucionet në të cilat ne do të duhej të përfshiheshim, nuk numërojmë numër të caktuar që institucioni ka ndërmarr ndonjë veprim që mund të konsiderohet si rezultat”, thotë Berisha.


Ai thekson gjithashtu se progres i vogël është duke u shënuar në arsimimin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, pasi sipas tij, është zvogëluar numri i personave që nuk vijojnë mësimin, të paktën atë fillor dhe të mesëm.


Në raportin e publikuar më 17 janar nga Human Rights Watch, përmenden diskutimet mbi ndryshimet e mundshme të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut, në rast të transferimit të popullatës.


Organizata thekson se tensionet ndëretnike në Kosovë kanë vazhduar edhe në vitin 2018, sidomos në pjesën veriore.


Raporti po ashtu flet edhe për gjuhë të urrejtjes kundër aktivistëve të të drejtave të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve.


Sipas të njëjtit, kërcënimet dhe sulmet kundër gazetarëve kanë vazhduar edhe në vitin 2018, ndërsa hetimet dhe përndjekjet kanë qenë të ngadalshme.


Mes tjerash, raporti ka përmendur edhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në muajin mars të vitit 2018, duke thënë se ata kanë pasur vendbanim të ligjshëm në Kosovë dhe se janë dëbuar pa ndonjë proces paraprak dhe duke shkelur masat kundër dëbimit të dhunshëm.


Për problemet me të cilat përballet Kosova në këtë fushë vazhdimisht ka alarmuar edhe institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.


Avokati i Popullit kishte konstatuar se administrata publike është një nga shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut.


Ky institucion ka pranuar numër të lartë të ankesave nga qytetarët kundër gjykatave, që kryesisht kanë të bëjnë me zvarritje të procedurave gjyqësore në vendosjen e rasteve të tyre.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России