KE rekomandon hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut
“Maqedonia e Veriut jo vetëm që ka vazhduar me agjendën ambicioze të reformave, por ka arritur edhe marrëveshjen historike me Greqinë, duke zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin. Kjo së bashku me marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë është shembull për forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë në tërë rajonin. Ky është një shembull i ndritshëm për vendet tjera dhe dëshmon fuqinë e perspektivën evropiane”, ka deklaruar Hahn.
Në konkluzionet e Komisionit Evropian përmenden të arritura në sferën e sundimit të ligjit e çështje tjera ku më parë janë regjistruar mangësi, por megjithatë ky vend inkurajohet të vazhdojë punën deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të BE-së, që bazohen në respektimin e të drejtave dhe liritë e njeriut, sferën e sigurisë, pavarësinë e gjyqësorit, reformat në media e çështje tjera.