Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Pse s’ka zhurmë të punimeve në sheshin e Prishtinës, por sherr mes institucioneve?

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytetin e Kosovës, që dy muaj janë përcjellë me më shumë polemika sesa punime. Ku qëndron problemi dhe si mund të zgjidhet ai?
Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!
Në letër duket e thjeshtë: Një komunë e planifikon një projekt, i merr të gjitha lejet e nevojshme, e siguron buxhetin e kërkuar, punimet fillojnë dhe, në fund, pritet shiriti i përurimit.

Por, që dy muaj, punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytetin e Kosovës, janë përcjellë me më shumë polemika sesa punime.

Ku qëndron problemi? Në dy fjalë: Trashëgimia kulturore.

Për projektin mbi 18 milionë eurosh të Komunës së Prishtinës punimet nisën më 10 mars.

Por, ato u ndalën vetëm dy ditë më vonë. Pastaj, prapë më 16 prill, e edhe një herë tjetër më 29 prill. Tani, kjo zonë, ku asfalti është prerë, ka mbetur nën rrethoja.
Pse po kundërshtohet projekti në sheshin "Xhorxh Bush"?Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), thotë se projekti është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.

Në këtë zonë ndodhen disa monumente kulturore të asaj që njihet si Qendra Historike e Prishtinës.
Sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për projekte në këto zona duhet të merret leje prej IKMM-së – leje të cilën Komuna e Prishtinës nuk e gëzon.

Drejtori i Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, thotë për Radion Evropa e Lirë se aplikimin për këtë leje e kanë bërë më 15 mars, dhe se punimet kanë vazhduar në “zonën publike që nuk [ndërhyn te] asnjë aset i mbrojtur”.

“Synimi është që këto objekte ikonike jo vetëm të mos preken, por të theksohen dhe të valorizohen më tej si pjesë përbërëse e një ansambli të ri urban”, shpjegon Kastrati.

Por, IKMM-ja dhe MKRS-ja nuk pajtohen. Ato thonë se Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë tashmë në perimetrin e zonës së mbrojtur, që ka kufirin bash aty ku më parë ndaheshin dy shiritat e rrugës “Xhorxh Bush”.

Komuna e Prishtinës i akuzon këto institucione se veprimet e tyre janë më shumë politike sesa profesionale. (Komuna udhëhiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Ministria nga Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje. Në tetor të këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në të gjitha komunat e Kosovës).
Por, MKRS-ja e kundërshton këtë argumentim. Ajo thotë se do të aprovonte çdo projekt që respekton ligjet dhe standardet profesionale.

Si dëshmi për këtë, në një përgjigje për REL-in, ajo përmend se ngjashëm, vitin e kaluar, punimet në ndërtesën e ish-shtëpisë së mallrave Gërmia, në Prishtinë, ishin ndalur për shkak se mungonte leja.

“Por, pas aplikimit për leje pranë institucioneve të trashëgimisë kulturore, projekti u miratua”, thonë nga MKRS-ja.

Megjithatë, për projektin në “Xhorxh Bush”, MKRS-ja ka më shumë skepticizëm. Ministria beson se ky projekt mund të dëmtojë “trashëgiminë kulturore të Prishtinës”.
Si të ruhet trashëgimia kulturore?Debati se çka rrezikon asetet e trashëgimisë kulturore ka sjellë përplasje të shumta mes kryetarit të Prishtinës, Rama, dhe ministrit në detyrë të Kulturës, Çeku, dhe atij të Financave, Hekuran Murati.

Ata kanë paralajmëruar edhe kallëzime penale ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Koha.net ka raportuar se Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet. Por, me gjithë tentimet, Policia s’e ka konfirmuar këtë për REL-in.

Megjithatë, për Sali Shoshin, drejtor ekzekutiv i fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosovo), institucionet duhet të lënë mënjanë dallimet politike dhe të punojnë bashkë për të ruajtur identitetin e Prishtinës.

“Ta zëmë, Grand-i është një prej hoteleve të para moderne që ka mbërritur në Prishtinë, Radio Prishtina ka qenë mediumi më i rëndësishëm për 30 vjet”, thotë Shoshi për REL-in.
Ai shton se procesi për të vendosur se çka përbën identitetin e Prishtinës e çka jo do të duhej të bëhej përmes një konsensusi mes qytetarëve, Komunës dhe Ministrisë.

E kur një zonë të shpallet si zonë në mbrojtje, ai thotë se duhet të ketë një dosje që tregon se çfarë lloj materialesh mund të përdoren për konservim të asaj zone, në çfarë lartësie mund të ndërtohet, cilat zona kadastrale preken e shumë gjëra të tjera.

“Pa këtë dosje, gjithçka mbetet subjekt i interpretimit subjektiv”, vlerëson Shoshi.

Por, ai thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore s’do të thotë se s’mund të ketë zhvillim urban.

“Një prej tyre [ndërhyrjeve të mirëpritura] është ecja e lirë në shesh të pangarkuar [me makina]. Por, nëse mund të ecësh, s’do të thotë që mund të ndërtosh një objekt që e pengon pamjen të diçka që ne po themi që tash për tash ka vlerë”, përfundon ai.
Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë).

Për fund, ju rekomandojmë t'i shikoni disa materiale të përzgjedhura që i kemi publikuar ditëve të fundit:
Investitorët e huaj përballë burokracisë dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuarLiberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë: Çfarë do të thotë për bizneset?Pse u rendit keq Kosova në indeksin e lirisë së medias?Keni diçka për të na thënë? Duam t’ju dëgjojmë. Na shkruani në evropaelire@rferl.org.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России