Добавить новость
World News



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?

Zyrtarët e Qeverisë në Siri dhe udhëheqësit e komunitetit druz njoftuan se kanë arritur një armëpushim, pas disa ditësh me përleshje, që rrezikonin të prishnin tranzicionin politik në këtë vend dhe shkaktuan ndërhyrjen ushtarake të Izraelit.

Forcat qeveritare filluan tërheqjen nga qyteti Suveida, por nuk është e sigurt nëse armëpushimi do të respektohet.

Një armëpushim i mëparshëm - i shpallur të martën - u prish shpejt, ndërsa një udhëheqës i njohur druz, sheiku Hikmat Al-Hijri, e hodhi poshtë marrëveshjen e re.

Sulmet izraelite vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit.

Kush janë druzët?Druzët janë një pakicë etno-fetare që flet arabisht dhe jeton në Siri, Liban, Izrael dhe Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Besimi druz është një degë e Islamit shiit - me identitet dhe rite të veta unike.

Rreth gjysma e ndjekësve të këtij besimi - me gjithsej afro një milion pjesëtarë - jetojnë në Siri, ku përbëjnë rreth 3% të popullsisë.

Në Izrael, ky komunitet konsiderohet në masë të madhe si besnik ndaj shtetit, për shkak të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të tij në shërbimin ushtarak.

Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Izraelit, rreth 152.000 druzë jetojnë në Izrael dhe në Lartësitë Golan - të pushtuara nga Izraeli.

Historikisht, druzët kanë pasur një pozitë të pasigurt në rendin politik të Sirisë.

Gjatë luftës civile gati 14-vjeçare, ata vepruan me milicitë e tyre në jug të këtij vendi.

Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor, druzët u kanë rezistuar përpjekjeve të shtetit për të vendosur autoritetin në jug të Sirisë.

Fraksionet druze në Siri nuk kanë qëndrim të njëjtë ndaj autoriteteve të reja - disa tregohen të kujdesshme, e të tjerat i refuzojnë hapur.

Megjithatë, shumë prej tyre kundërshtojnë praninë e forcave zyrtare të sigurisë në Suveida dhe nuk pranojnë të bashkohen me ushtrinë siriane, duke u mbështetur në forcat e tyre lokale për mbrojtje.

Megjithëse Qeveria siriane i dënoi sulmet e fundit ndaj komunitetit druz dhe premtoi se do ta rikthejë rendin në jug të Sirisë, forcat e saj u akuzuan edhe për sulme ndaj kësaj pakice.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, dokumentoi “ekzekutime të menjëhershme” të druzëve nga forcat qeveritare.

Raportet e tilla shtuan mosbesimin e disa pjesëtarëve të komunitetit druz ndaj autoriteteve në Damask.

Pas rrëzimit të papritur të Assadit, Izraeli filloi të afrohej me komunitetin druz pranë kufirit të tij verior, në përpjekje për të krijuar aleanca me pakicat në Siri.

Izraeli po përpiqet të paraqitet si mbrojtës i këtyre pakicave - përfshirë kurdët, druzët dhe alavitët - ndërkohë që vazhdon t’i godasë forcat qeveritare dhe objektivat ushtarake brenda Sirisë.

Gjatë përleshjeve sektare në maj, Izraeli kreu sulme pranë pallatit presidencial në Damask, duke thënë se ato ishin një paralajmërim kundër sulmeve ndaj komunitetit druz.

Megjithatë, disa figura druze në Siri dhe në Liban e akuzuan Izraelin se po nxit përçarje sektare për të avancuar qëllimet e veta ekspansioniste në rajon.

Pse Izraeli po e sulmon tani Sirinë?Izraeli po sulmon Sirinë për t’i penguar forcat siriane që të ushtrojnë kontroll ushtarak në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin.

Ai do që kjo zonë të mbetet pa ushtri për t’i shmangur rreziqet, sidomos nga luftëtarët islamistë që janë afër kufirit.

Më 15 korrik, Izraeli goditi forcat e sigurisë në qytetin Suveida, ndërsa më 16 korrik sulmet u zgjeruan, duke goditur selinë e ushtrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Damask.

Siria i dënoi këto sulme.

Ato ishin më të rëndat që nga fundi i vitit 2024, kur Izraeli goditi bazat ushtarake siriane dhe mori nën kontroll një zonë kufitare.

Izraeli dëshiron ta dobësojë ushtrinë siriane për të mos u rrezikuar, dhe paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, pas sulmit të parë ajror në Damask, shkroi në X se “goditjet e dhimbshme kanë filluar”.

Ai tha se ushtria izraelite “do të vazhdojë t’i sulmojë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen nga zona dhe, së shpejti, do të rrisë nivelin e përgjigjeve ndaj regjimit, nëse mesazhi nuk kuptohet”.

Cilat ishin reagimet në botë?Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja është “shumë e shqetësuar” për dhunën.

“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme”, tha ai më 16 korrik, pa dhënë më shumë detaje.

Disa shtete arabe, përfshirë Libanin, Irakun, Katarin, Jordaninë, Egjiptin dhe Kuvajtin, i dënuan sulmet e Izraelit në Siri.

Irani i përshkroi sulmet si “shumë të parashikueshme”.

Turqia tha se ato janë “një akt sabotimi kundër përpjekjeve të Sirisë për të siguruar paqen dhe stabilitetin”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i dënoi gjithashtu sulmet e Izraelit në Suveida dhe Damask.

Përgatiti: Valona TelaBazuar në raportime nga AP, BBC

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России