Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tregtare që vendos një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave, njoftoi presidenti Donald Trump të dielën. Marrëveshja shmang përkohësisht vendosjen e tarifave më të larta të importit nga të dyja palët, që mund të kishin tronditur ekonomitë globale.

Njoftimi erdhi pas një takimi të shkurtër mes Trumpit dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fushën e golfit të Trumpit në Turnberry të Skocisë.

Kjo marrëveshje vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj importeve nga BE-ja, e cila përbëhet nga 27 vende anëtare dhe është partneri më i madh tregtar i SHBA-së.

"Ishte një negociatë shumë interesante. Mendoj se do të jetë e shkëlqyer për të dyja palët”, tha Trump.

Trump tha se Bashkimi Evropian është pajtuar të blejë rreth 750 miliardë dollarë energji nga Shtetet e Bashkuara dhe të investojë edhe 600 miliardë dollarë shtesë në ekonomi amerikane, përveç investimeve ekzistuese. Ai gjithashtu njoftoi për një blerje të madhe të pajisjeve ushtarake nga ana e BE-së.

Von der Leyen tha se tarifat prej 15% janë “të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse” dhe se “tani, në thelb, tregu evropian është i hapur.”

Bisedimet kishin për qëllim të shmangnin vendosjen e tarifave ndëshkuese – dhe hakmarrjen e paralajmëruar nga Evropa – që mund të trondisnin ekonomitë në mbarë botën.

Trump dhe von der Leyen zhvilluan bisedime private në një nga fushat e golfit të Trumpit në Skoci dhe më pas dolën me një deklaratë të përbashkët, duke thënë se kishin arritur një marrëveshje “gjithëpërfshirëse”.

Para takimit, Trump e përshkroi marrëdhënien tregtare me BE-në si “shumë të njëanshme dhe të padrejtë ndaj SHBA-së”.

“Mendoj se çështja kryesore është ndershmëria. Ne kemi pasur një kohë shumë të vështirë me tregtinë me Evropën”, tha ai.

Von der Leyen tha se SHBA-ja dhe BE-ja përbëjnë së bashku bllokun më të madh tregtar në botë, që përfshin qindra milionë njerëz dhe triliona dollarë në shkëmbime tregtare. Trump shtoi se përballë këtij potenciali, “vlen të provohet të arrihet marrëveshja”.

Presidentja e Komisionit Evropian e përshkroi Trumpin si “negociator të fortë”, ndërsa ai ndërhyri duke shtuar: “por i drejtë”. Von der Leyen shtoi se nëse arrihet suksesi, “kjo mund të jetë marrëveshja më e madhe që secili prej nesh ka nënshkruar ndonjëherë”.

Për muaj të tërë, Trump ka kërcënuar shumë vende me tarifa të larta për të ulur deficitin tregtar të SHBA-së me partnerët kryesorë. Së fundmi, ai kishte sinjalizuar se çdo marrëveshje me BE-në do të duhej të reduktonte tarifën e planifikuar prej 30%.

Takimi u zhvillua pas ditës së dytë radhazi që Trump luajti golf në fushën e tij në Turnberry, i shoqëruar nga djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr. Vizita pesëditore e Trumpit në Skoci është e përqendruar kryesisht në promovimin e pronave të tij të golfit.

Administrata amerikane kishte paralajmëruar se afati për vendosjen e tarifave nuk do të shtyhej më.

“Nuk ka më zgjatje, nuk ka më periudha faljeje. Më 1 gusht, tarifat vendosen, dogana fillon mbledhjen e të hollave dhe nisim”, tha sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, për “Fox News Sunday”.

Megjithatë, ai shtoi se “edhe pas kësaj, njerëzit mund të bisedojnë me presidentin Trump. Ai gjithmonë është i gatshëm të dëgjojë”.

Në mungesë të marrëveshjes, BE-ja kishte paralajmëruar hakmarrje me tarifa mbi qindra produkte amerikane, përfshirë mishin, pjesët e makinave, avionët Boeing...

Nëse Trump do të zbatonte tarifat ndaj Evropës, kjo do të thoshte se produkte si djathi francez, lëkurat italiane, pajisjet elektronike gjermane apo barnat spanjolle do të bëheshin më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Britania njoftuan për një kornizë bashkëpunimi tregtar në maj dhe një marrëveshje më të gjerë muajin e kaluar gjatë samitit të G7-ës në Kanada. Trump tha se kjo marrëveshje është përmbyllur dhe se me Starmer do të diskutojë për çështje të tjera – ndonëse Shtëpia e Bardhë sugjeroi se ka ende detaje për t’u përsosur.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России