Добавить новость
World News



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Pesha e sklerozës multiple në Kosovë: Mbi 40 raste të reja për gjysmë viti

Çdo vit në Kosovë, dhjetëra familje përballen me sfidën e sklerozës multiple.

Sipas përkufizimit të Klinikës prestigjioze amerikane, Mayo, kjo sëmundje, që ndryshe njihet edhe si skleroza e shumëfishtë, dëmton mbulesën mbrojtëse të nervave.

Mund të shkaktojë mpirje, dobësi, vështirësi në ecje, ndryshime në të parë dhe simptoma të tjera, të cilat, me kohë, mund të shndërrohen edhe në pengesa të përditshme për një jetë normale.

Për Bekimin, gjithçka nisi papritur. Ishte vetëm 27 vjeç, duke punuar si kamerier, kur në vitin 2015 mori diagnozën që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë.

“Fillimisht, kisha probleme me këmbën - dhimbje dhe një ndjesi shtrëngimi që nuk kalonte”, kujton ai në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë.

Shqetësimet fizike u shoqëruan me pasiguri të thellë.

Iu deshën shumë kontrolle, vizita tek ortopedë, mjekë vaskularë e specialistë të tjerë, por askush nuk po arrinte të gjente shkakun e dhimbjes që e lodhte çdo ditë.

Pas shumë analizash, një nga mjekët e dërgoi te një neurolog.

“Aty filluan dyshimet e para për sklerozën multiple”, thotë Bekimi - identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.

Dhe kur diagnoza u konfirmua, ndjeu sikur gjithçka u shemb mbi të.

“Momenti i diagnostikimit ishte shumë i rëndë. E kam menduar edhe divorcin nga bashkëshortja, me të cilën sapo isha martuar. Kam qenë shumë, shumë keq”, thotë ai, duke kujtuar fillimet e frikshme të sëmundjes.

Pas një periudhe të vështirë, arriti të stabilizohej. Për disa vite me terapi ndjehej mirë dhe sëmundja ishte nën kontroll. Deri në vitin 2021, kur u vaksinua kundër sëmundjes COVID-19.

“Në momentin kur mora vaksinën, kurrë më nuk kam qenë i njëjti. Më herët kisha harruar që kam sklerozë multiple”, thotë ai.

Sot, Bekimi ka vështirësi serioze në ecje, pa ndihmën e një personi tjetër.

Edhe pse studimet shkencore nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis vaksinimit dhe sklerozës multiple, për të përvoja personale ka lënë pasoja të thella.

“E vetmja gjë që nuk kam mundur të bëj para vaksinimit, ka qenë vrapimi”, thotë sot 37-vjeçari, i cili nuk është në gjendje të punojë dhe për shumë nevoja mbetet i varur nga familjarët.

Tendencat dhe profilizimi i pacientëveMes viteve të fundit në Kosovë, 2023-a u veçua si viti me më shumë raste të reja të sklerozës multiple - gjithsej 76.

Por, shqetësimi është i madh edhe këtë vit: vetëm në gjysmën e parë të 2025-ës u shënuan 41 raste të reja - një shifër që i afrohet totalit të vitit të kaluar prej 58.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, skleroza multiple mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh diagnostikohet te personat mes moshës 20 dhe 40 vjeç.

Po ashtu, gratë preken më shpesh nga kjo sëmundje sesa burrat.

Shkaqet dhe simptomat e sklerozës multipleShkaqet e sklerozës multiple nuk dihen me saktësi.

Sëmundja konsiderohet të jetë e lidhur me sistemin imunitar, i cili sulmon indet e veta.

“Kemi të bëjmë me hipoteza të shumta, të cilat e arsyetojnë sklerozën multiple deri në një pikë të caktuar, por nuk mjaftojnë për të dhënë një tablo të përgjithshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Blerim Myftiu, neurolog në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai thekson se ndërveprimet e gjeneve dhe faktorëve të mjedisit mund ta rrisin rrezikun për këtë sëmundje, ashtu si edhe historia familjare me të.

Thotë se simptomat ndryshojnë nga personi në person, pasi që varen nga ashpërsia e dëmtimit të nervave.

“Simptoma më klasike është pezmatimi i nervit të të parit ose neuriti optik. Pastaj vijnë problemet motorike ose sensitive, humbja e ndjeshmërisë ose mpirja e njërës pjesë të trupit, marramendja, problemet me urinim e të tjera”, shpjegon Myftiu.

Qindra pacientë në një qendërNë klinikën ku punon ai, aktualisht, mbi 500 pacientë me sklerozë multiple marrin terapi.

Llojet e barnave që përdoren janë në listën esenciale, që do të thotë se mbulohen nga shteti dhe ofrohen pa pagesë.

Sipas neurologut Myftiu, terapia në Kosovë është e krahasueshme me atë që përdoret në shumë vende të zhvilluara evropiane.

Por, sfida e madhe qëndron te qasja.

Të gjithë pacientët e prekur nga kjo sëmundje në Kosovë, duhet të drejtohen në QKUK për të marrë terapinë, pasi ajo nuk ofrohet në spitalet rajonale.

Kjo e ngarkon rëndë institucionin, sidomos kur merret parasysh se QKUK-ja është e vetmja qendër ku ofrohen edhe trajtime të tjera të ndërlikuara, si kimioterapia apo ndërhyrjet neurologjike.

Për pasojë, pacientët përballen shpesh me radhë të gjata pritjeje apo mungesë të mjekëve.

Megjithatë, neurologu Myftiu thekson se është thelbësore që asnjë simptomë të mos lihet pas dore - qoftë edhe një lodhje e vazhdueshme apo çfarëdo ndjesie e çuditshme në trup.

Sipas tij, diagnostikimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë për menaxhim të suksesshëm të sëmundjes.

Edhe pse skleroza multiple nuk ka kurë, trajtimi i duhur mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit nga sulmet, ngadalësimin e përparimit të sëmundjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, llogaritet se mbi 1.8 milion njerëz në të gjithë botën kanë sklerozë multiple.

Edhe pse sot ec me ndihmën e të tjerëve, Bekimi thotë se nuk e ka humbur kurrë vullnetin. Përkundrazi, përvojën e tij e ka shndërruar në thirrje për vetëdije dhe kujdes.

“Merruni me aktivitete sportive, ecni, vraponi, notoni, sepse këto gjëra janë shumë të rëndësishme”, përfundon babai i dy fëmijëve.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России