Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Presidentja e Moldavisë thotë se Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës, Kremlini mohon

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se “Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi”.

Në konferencën për media pas mbledhjes së këshillit, shefja e shtetit deklaroi se Kremlini do të përdorë disa “instrumente politike” për të rritur gjasat e tij për të siguruar shumicën në Parlamentin e Kishinievit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit.

Ajo tha se këto janë të grupuara në të ashtuquajturin “rrymë sovraniste”, e cila promovon “një alternativë zhvillimi për Moldavinë”, së bashku me euroskepticizmin.

Ajo përmendi gjithashtu “rrymën populiste-agresive” të grupit kriminal Shor, e cila përdor skema për blerje votash, rekruton persona të dhunshëm për protesta të paguara kundër qeverisë dhe përfshin grupe të krimit të organizuar për të vandalizuar institucione shtetërore.

Presidentja tha se një nga objektivat është edhe ulja e pjesëmarrjes së diasporës në votime, përmes provokimeve dhe korrupsionit zgjedhor.

Autoritetet planifikojnë të hapin një numër rekord prej gati 300 qendrash votimi jashtë vendit.

Në rajonin e Transnistrisë dhe në autonominë e Gagauzisë, votuesit do të transportohen në mënyrë të organizuar drejt qendrave të votimit, ndërsa para zgjedhjeve mund të shpërthejë një krizë tjetër energjetike, shtoi ajo.

Sandu paralajmëroi qytetarët se mund të ndëshkohen për blerjen apo shitjen e votës dhe pjesëmarrje në protesta të paguara.

Protesta të paguara dhe përfshirja e KishësPresidentja e Moldavisë, Maia Sandu, paralajmëroi edhe për përfshirjen e projekteve të reja politike që, sipas institucioneve shtetërore, synojnë elektoratin pro-evropian të moderuar.

“Ana politike e mbështetur nga Federata Ruse përfshin kandidatë të pavarur që nuk kontrollohen drejtpërdrejt, por që mbështeten në mënyrë indirekte. Kjo përbën kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e vendit”, deklaroi ajo.

Deri më tani, 13 persona i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë lista me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim të pavarur në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit.

Sipas Sandut, Rusia përdor një sërë mjetesh për të ndikuar procesin zgjedhor, përfshirë financimin ilegal, pastrimin e parave, dezinformimin, sulmet kibernetike dhe protestat e paguara. Ajo shtoi se vetëm përmes kriptovalutave, Moska planifikon të sjellë në Moldavi rreth 100 milionë euro në një periudhë të afërt.

Një tjetër objektiv i ndërhyrjes, sipas saj, është drejtësia, ku grupimi Shor po përpiqet të korruptojë gjyqtarë për të bllokuar dosje penale dhe për të minuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Presidentja tha gjithashtu se Moska do të përdorë Kishën për të përhapur frikë dhe për të radikalizuar kategori të ndryshme të popullsisë, duke përmendur pelegrinazhet e priftërinjve të Mitropolisë së Moldavisë në Rusi, të zhvilluara vjeshtën e kaluar përpara zgjedhjeve presidenciale.

Sandu kërkon më shumë komunikim dhe reagim ndaj dezinformimitPresidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se institucionet shtetërore, në veçanti Qendra për Komunikim Strategjik dhe Luftimin e Dezinformimit, duhet të komunikojnë në mënyrë të hapur me publikun për linjat e propagandës ruse dhe, në bashkëpunim me institucionet e tjera, të reagojnë menjëherë ndaj lajmeve të rreme, duke informuar shoqërinë në mënyrë të shpejtë, të qartë dhe transparente.

Ajo bëri të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me rrjetin social TikTok dhe kompaninë Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, për të luftuar përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

“Prej Telegram nuk ka asnjë përgjigje, kur institucionet shtetërore raportojnë për lajme të rreme apo veprime që synojnë korruptimin e votuesve në këtë platformë”, deklaroi presidentja Sandu.

Ajo parashikoi se javët e ardhshme Moldavia do të përballet me “ndërhyrje të jashtëzakonshme, të mirorganizuara dhe të financuara fuqishëm”, si dhe me përfshirjen e “grupeve kriminale”.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Moldavia duhet të vendosë për veten”, theksoi presidentja Sandu.

Në të njëjtën ditë, në një konferencë për media në Bukuresht, presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, tha se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Moldavinë gjatë zgjedhjeve, pa ndërhyrë politikisht, përmes ofrimit të ekspertizës teknologjike, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike. Ai i quajti zgjedhjet e 28 shtatorit “të rëndësishme, përfshirë edhe për Evropën” dhe u shpreh në përputhje me shqetësimet e autoriteteve të Kishinievit se Rusia mund të përpiqet të ndikojë në rezultatin e tyre.

Reagime nga opozita: Akuzat për ndarje dhe shtypje të kritikëveKryetari i Komunës së Kishinievit, Ion Ceban, një nga liderët e bllokut zgjedhor “Alternativa” – të formuar së bashku me partitë e ish-kryeministrit Ion Chicu, ish-këshilltarit presidencial Mark Tcacicuk dhe ish-kandidatit presidencial Alexandr Stoianoglo – e cilësoi si “histerike” deklaratën e presidentes Maia Sandu dhe e akuzoi atë se po ndan qytetarët “në përkrahës të saj dhe armiq të vendit”.

Në një mesazh video të publikuar në rrjetet sociale, Ceban pretendoi se disa institucione të shtetit po përdoren për të “shtypur” zërat kritikë dhe u shpreh se autoritetet synojnë t’i ndalojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.

“Po punohet për një ide të re: të më ndalohet personalisht kandidimi në zgjedhjet parlamentare,” deklaroi Ceban.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России