Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Prattipati: Ngërçi politik po shkakton humbje të mundësive për Kosovën

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, tha se mosformimi i një qeverie të re pas zgjedhjeve, po rezulton në “humbje të mundësive për Kosovën”.

Në një intervistë për Gazetën Express, Prattipati tha se administrata e presidentit amerikan kërkon aleatë të fortë me të cilët mund të avancojë prioritetet që ka.

“Një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, tha Prattipati.

“Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër. Mundësitë për ta forcuar marrëdhënien tonë ekonomike mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon. Kjo në fund të fundit është një vendim për përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, por ne i inkurajojmë ata të punojnë së bashku për ta përmbushur mandatin që populli i Kosovës ua ka dhënë”, shtoi zyrtarja amerikane.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt. Por, që atëherë vendi është zhytur në një krizë politike, me deputetët që nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, as pas 54 tentimesh.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, sa i përket konstituimit të Kuvendit, teksa gjykata është duke shqyrtuar dy lëndë të dërguara për këtë çështje.

Prattipati u pyet pse nuk pati ndërhyrje ose përpjekje nga bashkësia ndërkombëtare për t’i bindur partitë për tejkalimin e ngërçit. Ajo tha se udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet shteti.

“Kjo do të thotë se ata duhet të punojnë së bashku për ta gjetur një kompromis. Është përgjegjësi e këtyre liderëve politikë ta zgjidhin këtë ngërç. Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje, por nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet për udhëheqësit apo popullin e Kosovës”, tha ajo.

Vetëm pas konstituimit të organit ligjvënës, mund të bëhen hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Faktori ndërkombëtar dhe shoqëria civile në Kosovë vazhdimisht u kanë bërë thirrje deputetëve që të konstituonin Kuvendin. Por, deputetët nuk arritën ta bënin këtë as brenda afatit 30-ditor që u caktua nga Gjykata Kushtetuese. Ky afat kaloi më 26 korrik dhe tani pritet që Kushtetuesja të dalë me sqarime se si të dilet nga situata.

Duke folur për raportet mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe SHBA-së, e ngarkuara me punë tha se vendi i saj është i përkushtuar për raporte të forta e produktive me Kosovën.

"Veprimet që ndikojnë negativisht tk qytetarët e Kosovës jo vetëm që i rrezikojnë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës, por gjithashtu shkojnë drejtpërdrejt kundër prioriteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara në rajon, veçanërisht forcimit të bashkëpunimit ekonomik. Stabiliteti dhe siguria rajonale janë kyçe për mirëqenien ekonomike", tha ajo.

Teksa foli për atë se çfarë qasje ka administrata Trump ndaj Kosovës, Prattipati tha se Trump ka prioritet sigurinë, stabilitetin dhe raportet e drejta ekonomike. Nëse sipas saj, Qeveria e Kosovës i ndan këto prioritete, atëherë mundësitë për bashkëpunim në një sërë fushash janë të palimituara.

“Në anën tjetër, nëse Shtetet e Bashkuara shohin se qeveria e Kosovës ndërmerr veprime që i minojnë këto prioritete, do të ketë kufizime në aftësinë tonë për ta ndjekur një bashkëpunim të tillë”, tha ajo.

Në këtë intervistë, zyrtarja e lartë amerikane përsëriti shqetësimet e Uashingtonit për mbylljen e institucioneve paralele serbe, “pa koordinim me komunitetet e prekura për deklaratat mbi veprime të njëanshme për ta zhvendosur arsimin dhe shëndetësinë në sistemin kosovar”.

Prattipati tha se institucionet paralele serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës, por sipas saj, mënyra se si bëhet kjo është e rëndësishme.

“Çdo plan për ta ndryshuar statusin e institucioneve paralele duhet të jetë i koordinuar plotësisht dhe të diskutohet paraprakisht me udhëheqësit e zgjedhur dhe anëtarët e komunitetit serb të Kosovës dhe të koordinohet përmes kanaleve të vendosura siç është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, me një afat kohor dhe plan të qartë të përcaktuar. Nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ajo.

Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve sere që nga fillimi i vitit 2024. Këtu përfshihen institucione bankare, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë, posta, qendra për punë sociale, ndërmarrje publike e të ngjashme.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është kritikuar vazhdimisht nga ndërkombëtarët për shkak të këtyre veprimeve, që ata kanë thënë se kanë qenë të pakoordinuara.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России