Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kurti: Problemet sot nuk i kemi nga artikulli ku bashkautor është Basha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth një punimi që kishte përmbajtje kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilin bashkautor është kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

I pyetur nga gazetarët më 29 gusht rreth këtij punimi të publikuar më 2012, Kurti tha se ka “deformim” dhe “keqinterpretim” të punimit, pasi Basha nuk ka shkruar pjesët e artikullit që flasin për UÇK-në.

“Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade. Ai ka sqaruar se kapitulli që e ka shkruar nuk ka të bëjë me UÇK-në”, tha ai.

Kurti tha se problemet që ka sot Kosova nuk janë nga ky artikull, por nga vendimet e qeverive të kaluar.

“Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim i një artikulli me bashkautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli të para më shumë se një dekade. Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ [v.j. Asociacioni i komunave me shumicë serbe] më 2013, kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri po ashtu më 2013, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale më 2015, kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin më 2013. Problemet i kemi kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe, problemet i kemi apo kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës, jo te ky artikull ku manipulohet një kapitull për të cilin ky s’ka fare autorësi”, deklaroi Kurti.

Kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha, më herët gjatë javës është distancuar nga përmbajtja kundër UÇK-së në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”.

Në këtë punim, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Basha tha më 27 gusht – dhe e përsëriti sërish një ditë më vonë - se kontributi i tij në këtë punim është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.

Këtë pohim të Bashës e ka mbështetur edhe bashkautorja e këtij punimi, Jana Arsovska.

Basha ka thënë se e çmon lart luftën e UÇK-së dhe asnjëherë nuk ka shkruar kundër UÇK-së.

Raportimet se Basha ishte bashkautor në këtë punim nxitën reagime të shumta. Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që deputetët të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për shkarkimin e Bashës nga posti i kryeparlamentarit – post në të cilin u zgjodh më 26 gusht. Kjo organizatë po ashtu ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet dhe që autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme nga autoritetet për “ mbrojtjen e të vërtetës dhe nderin e luftës së UÇK-së”.

Reagime të ashpra ka pasur edhe nga partitë e tjera politike, që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Për çfarë punimi bëhet fjalë?Në punimin e publikuar më 2012 thuhet se përveç se UÇK-ja është “financuar nga trafikantët e drogës”, mbështetja nuk përfshinte vetëm para.

“Por, trafikantët e drogës dërguan persona të armatosur për të luftuar së bashku me UÇK-në dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

“Teksa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë për t’u matur, ekzistojnë raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqishëm një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, u tha në këtë punim.

Sipas punimit, në Belgjikë bosi i “të ashtuquajturës mafi shqiptare la fishekë para dyerve të anëtarëve të diasporës shqiptare si kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata kishin paguar për mbështetjen e Qeverisë në hije dhe UÇK-në, në të vërtetë nuk ishin ‘vullnetare’”.

Punimi pretendon se mbijetesa e UÇK-së “varej nga financimi që ofronin banditët patriotë, që operonin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare sikurse Vendlindja Thërret”.

Në punim, lufta në Kosovë më 1998-99 vlerësohet si “konflikt etnik”, teksa aty pretendohet se agjencitë perëndimore të inteligjencës “shpesh mbyllën sytë ndaj bashkëpunimit mes krimit dhe politikës në Kosovë".

“Që nga fillimi i viteve 1990, shumë ishin të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës. Pas konfliktit, UÇK-ja vetë u shpërbë formalisht, megjithatë shumë ish-komandantë të UÇK-së u përfshin në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi”, thuhet në këtë punim.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России