Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Betonizimi arrin ullishtat në Mal të Zi

Edhe pse pema e ullirit është e mbrojtur në Mal të Zi dhe ullishtat janë tokë bujqësore, e jo urbane, ndërtimi në to është lejuar që nga gushti - qoftë për nevojat e pronarëve dhe familjeve të tyre, qoftë për objekte turistike.

Disa kultivues ulliri dhe përfaqësues të sektorit civil e kundërshtojnë ndërtimin, duke besuar se një gjë e tillë është e mirë vetëm për interesat e individëve, por e dëmshme për kultivimin e ullirit në planin afatgjatë.

Amendamenti që e lejon këtë, u paraqit në Kuvendin e Malit të Zi nga Partia Boshnjake në pushtet, me nismën e organizatave: Antivari dhe Maslinijada.

Ata besojnë se ndalimi i plotë i ndërtimit në ullishta i diskriminon pronarët.

Sipas tyre, ndërtimet do të ndihmojnë në përdorimin e ullishtave edhe për qëllime turistike.

Vendimi u mor derisa dy iniciativa që synojnë mbrojtjen e ullishtave të Ulqinit dhe Gjirin e Valdanosit, si park natyror dhe trashëgimi kulturore e Malit të Zi, janë në fazat përfundimtare.

Kundër tij është edhe Komuna e Ulqinit, ullishtat e së cilës me Gjirin e Valdanosit kanë gati 90.000 pemë.

“Investitorë të ullirit”Kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Ullirit në Tivar, Qazim Allkoviq, beson se miratimi i ndërtimeve në ullishta është një vendim i gabuar.

“Mund të jetë një vendim i favorshëm për disa - siç i quaj unë investitorë të ullirit, por për kultivimin e ullirit në Mal të Zi, kam frikë se do të shkaktojë dëme të pariparueshme”, thotë Allkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se ligji favorizon ndarjen e tokave me ullinj në parcela më të vogla.

Këto parcela, pastaj, do të inkurajojnë ndërtimin e ndërtesave për banim, shitje e turizëm. Dhe çdo ndërtesë ka nevojë për infrastrukturë - furnizim me ujë, rrjet elektrik, rrugë...

“Askush nuk thotë se si do të dalin ujërat e zeza nga këto ndërtesa”, thotë Allkoviq.

Sipas tij, rregulloret që ndërtesat “duhet të ndërtohen në përputhje me mjedisin përreth dhe me pëlqimin e autoriteteve”, janë të pamjaftueshme për të parandaluar abuzimin.

“Ky është një formulim shumë i gjerë që lë hapësirë për improvizim dhe manipulim. Duhej të ishte përshkruar me shumë më tepër detaje, në mënyrë që të kishim njëfarë shprese se ullishtat do të mbroheshin”, thotë Allkoviq.

“Ndërtimi - i planifikuar dhe i kontrolluar”Shoqatat nga Tivari, Antivari dhe Maslinijada, të cilat e iniciuan miratimin e ndërtimit, thonë se pavarësisht ndalesës së mëparshme, në ullishta kanë mbirë ndërtesa shumëkatëshe, në sipërfaqe më të vogla se 500 metra katrorë.

“Është e papranueshme që kultivuesit e ndërgjegjshëm të ullirit të ndëshkohen, duke mos qenë në gjendje të vlerësojnë pronat e tyre, për shkak të inspektimeve të paskrupullta, mbylljes së syve ose korrupsionit, përballë zhvilluesve të paligjshëm”, thuhet në deklaratën e tyre.

Kultivuesi i ullinjve, Avdo Dervishi, e mbështet lejimin e ndërtimit.

“Vetëm nëse ndërtimi kryhet me kontroll të rreptë dhe respektim të ligjit”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

Dervishi thotë se këta janë ullinj të vjetër, nga të cilët nuk përfitohet shumë ekonomikisht.

Ai pret që ndërtimi t'i ringjallë dhe që shteti t’i parandalojë abuzimet e mundshme.

“Ullinjtë janë tërheqës për ndërtim dhe sigurisht që do të ketë përpjekje për abuzim”, thotë Dervishi, duke shtuar se është mirë që të përcaktohen projekte standarde ndërtimi.

Edina Deshiq nga Partia Boshnjake, e cila propozoi amendamentin, thotë se ullishtat do të ruhen, sepse ato nuk do të ndërtohen “siç mendon dikush”, por në një mënyrë të planifikuar, në përputhje me ligjin.

“Amendamenti nuk synon t’i mbushë ullishtat me beton, por t’i vlerësojë dhe menaxhojë ato në mënyrë të qëndrueshme”, thotë Deshiq për Radion Evropa e Lirë.

Ajo beson se ullishtat do të mbrohen nga një dispozitë ligjore që ndalon prerjen dhe zhvendosjen e pemëve, përveç rasteve të prerjes sanitare dhe me miratimin e institucioneve përkatëse.

Ajo, gjithashtu, thotë se plantacionet e vjetra nuk janë fitimprurëse dhe se është e nevojshme të mundësohet ndërtimi, për shkak të nevojave personale të pronarëve.

“Familjet që kultivojnë ullinj, po zgjerohen. Atyre u duhet të sigurojnë një çati mbi kokë dhe ullishtat, shpesh, janë e vetmja tokë që kanë”, thotë Deshiq.

Radio Evropa e Lirë pyeti tri ministri - të Planifikimit Urban, Bujqësisë dhe Ekologjisë - se si do të ruhen ullishtat e mbrojtura ligjërisht në këtë situatë, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje.

Komuna e Ulqinit kundër ndërtimitKomuna e Ulqinit e kundërshton ndërtimin në ullishta, duke deklaruar se një gjë e tillë do të mundësonte ndërtimin e 2.073 ndërtesave vetëm në ullishtën e Ulqinit.

Ullishta e Ulqinit ka mbi 87.000 pemë në një sipërfaqe prej 2.500 hektarësh - me rrënjë që datojnë që nga periudha para Krishtit.

Së bashku me ullishtën në Gjirin e Valdanosit, pranë Ulqinit, ajo është një nga njësitë më të vlefshme mjedisore në Mal të Zi.

Është gjithashtu një monument kulturor, i regjistruar në Regjistrin e Pronave të Mbrojtura Kulturore të Malit të Zi.

“Ullishta e Ulqinit duhet të ruhet në formën e saj origjinale”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, pas miratimit të ligjit.

Pema e ullirit në bregdetin malazez ka një traditë mbi 2.000-vjeçare.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë në Mal të Zi, shumica e ullinjve janë mesatarisht mbi 300-vjeçarë.

Ulliri 2.240-vjeçar në Tivar është ndër më të vjetrit në botë.

Qeveria e Malit të Zi nuk ka një regjistër zyrtar të pemëve të ullirit.

Sipas një studimi të vitit 2017, vlerësohet se ky vend ka rreth gjysmë milioni.

Por, kultivuesit e ullirit thonë se betonizimi dhe kaosi urbanistik përgjatë bregdetit kanë shkatërruar shumë prej këtyre pemëve.

Ministria e Bujqësisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se kur do të hartohet regjistri zyrtar.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России