Добавить новость
World News



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Trump shqyrton uljen e intensitetit të luftës ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton "uljen" e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht raportimeve në rritje se mijëra trupa tokësore amerikane janë nisur drejt rajonit, teksa lufta me Iranin hyn në javën e katërt.

“Ne po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tanë, teksa po e shqyrtojmë uljen e përpjekjeve tona ushtarake në Lindjen e Mesme sa i përket regjimit terrorist të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social më 20 mars.

Në postimi e tij, ai listoi qëllimet kryesore të SHBA-së në këtë luftë – përfshirë degradimin e ushtrisë së Iranit dhe parandalimin që Teherani të zhvillojë një armë bërthamore.

Trump po ashtu sugjeroi se do të jetë në duart e shteteve të tjera që përdorin Ngushticën e Hormuzit – që tani praktikisht është mbyllur nga Irani – të sigurojnë lundrimin e anijeve në këtë rrugë jetike ujore dhe të ndihmojnë në frenimin e rritjes së çmimeve të naftës, që po kërcënojnë që të tronditin ekonominë botërore.

“Ngushtica e Hormuzit do të duhet të ruhet dhe të mbikëqyret, sipas nevojës, nga shtete të tjera që e përdorin, SHBA-ja nuk e përdor”, tha ai.

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto shtete në përpjekjet e tyre në Hormuz, por kjo nuk do të duhej të ishte e nevojshme pasi të eliminohet kërcënimi i Iranit. E rëndësishmja është se do të jetë operacion i lehtë ushtarak për ta”, shtoi presidenti Trump.

Deklaratat e fundit të Trumpit duken disi kontradiktore me komentet e fundit të tij, përmes së cilave, ai sugjeroi se përderisa ushtria dhe udhëheqja e Iranit pothuajse janë shkatërruar nga sulmet ajrore SHBA-Izrael, ka ende punë që duhet bërë.

Më herët gjatë 20 marsit, Trump tha se nuk sheh arsye që të kërkojë një armëpushim në luftë dhe sërish u bëri thirrje shteteve të tjera – përfshirë Kinës – të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Shiko, ne mund të kemi dialog, por unë nuk dua një armëpushim”, tha Trump për gazetarët. “E dini, nuk arrihet armëpushim kur praktikisht keni shkatërruar palën tjetër”.

Autorizim për blerjen e naftës iranianeNdaras, Departamenti amerikan i Thesarit më 20 mars lëshoi një autorizim 30-ditor për dërgimin dhe shitjen e naftës së papërpunuar iraniane dhe produkteve të naftës, që më herët ishin nën sanksione dhe aktualisht janë të “bllokuara” nëpër anije.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Naftës, Saman Ghodousi, shkroi në X se Irani nuk kishte asnjë tepricë nafte të bllokuar nëpër anije, duke hedhur poshtë deklaratat e SHBA-së se ky veprim do të lironte rreth 140 milionë fuçi për tregun botëror.

Uashingtoni më herët kishte dhënë një leje 30-ditore për blerjen e naftës ruse të sanksionuar, e cila gjithashtu ishte bllokuar në det, për të rritur furnizimet botërore.

Trupa në terren?Këto deklarata vijnë pasi një numër mediash kanë raportuar – duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë – se mijëra trupa shtesë tokësore amerikane janë nisur drejt rajonit, një lëvizje që i jep opsione shtesë SHBA-së në luftën me Iranin.

Më 19 mars, Trump mohoi raportimet lidhur me dislokimin e trupave shtesë, megjithëse ai u duk se e mban të hapur këtë mundësi.

“Nuk po dërgoj trupa askund. Nëse do ta bëja këtë, nuk do t’iu tregoja. Por, nuk po dërgoj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha ai për gazetarët.

Reuters ka cituar tre zyrtarë amerikanë që kanë thënë se 2.500 pjesëtarë të marinës, së bashku me anijen sulmues amfibe USS Boxer dhe luftanije shoqëruese do të dislokohen në rajon, edhe pse zyrtarët nuk kanë se cili do të jetë roli i tyre.

CBS, duke cituar burime, raportoi se Pentagoni për përgatitet për të dërguar Divizionin e 82-të Ajror në Lindjen e Mesme.

Newsmax, ndërkaq, raportoi se ushtria amerikane veçse ka përshpejtuar dislokimin e mijëra pjesëtarëve të marinës potencialisht për të forcuar trupat e saj luftarake kundër Iranit.

Duke cituar tre zyrtarë që folën në kushte anonimiteti, kjo agjenci tha se Grup Amfib Boxer dhe Njësia e 11-të e marinës po dislokoheshin para afatit të paraparë nga Bregu Perëndimor i SHBA-së.

The Wall Street Journal po ashtu raportoi se Uashingtoni po dërgon tre luftanije dhe mijëra pjesëtarë të marinës në Lindjen e Mesme, duke cituar zyrtarë të paidentifikuare amerikanë.

“Rreth 2.200 deri në 2.500 marinsa nga Grupi Amfib i USS Boxer me bazë në Kaliforni dhe Njësia e 11-të e marisave po drejtohen drejt Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat amerikane në Lindjen e Mesme”, u citua të kenë thënë zyrtarët.

Këto forca do t’i shtohen një dislokimi të mëhershëm të marinsave, që pritet të mbërrijnë këtë javë në rajon. Pentagoni dërgoi USS Tripoli, me rreth 5.000 trupa dhe Njësinë e 31-të marinës me bazë në Japoni në Lindjen e Mesme, duke iu shtuar rreth 50.000 trupave që tashmë janë të dislokuara në rajon, raportoi The Wall Street Journal.

Administrata amerikane ka shqyrtuar mundësinë e dislokimit të forcave tokësore në ishullin Harg, që është qendra e 90 90 për qind të eksporteve të naftës së Iranit, raportoi Reuters, duke cituar tre persona që kishin njohuri për këtë çështje dhe tre zyrtarë amerikanë.

Njëri prej zyrtarëve tha se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, duke pasur parasysh se Irani është i aftë që të godasë ishullin me raketa dhe dronë.

Ndërkaq, The Wall Street Journal raportoi se forcat iraniane shënjestruan bazën ushtarake me rëndësi strategjike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuara në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, por nuk arritën që të godisnin objektivin. Sipas raportimit, Irani lëshoi dy raketa balistike.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России