Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Surroi: Në Kosovë mungon konsensusi politik për afro 10 vjet

Surroi: Në Kosovë mungon konsensusi politik për afro 10 vjet

Në Kosovë “nuk kemi konsensus politik në mes të partive politike shqiptare, që nga shpallja e pavarësisë e deri sot”, thotë publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi. Më tutje, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se institucionet kryesore në Kosovë “qoftë në rend, në ligj, e të tjera, janë në masë të madhe të kontrolluara nga ndikimi politik”.

Sipas tij, “Kosova është një shtet i kapur, në të cilin krimi dhe politika bashkëjetojnë në formë të mrekullueshme”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Surroi, Kosova praktikisht ka mbetur një rajon i izoluar për shkak të regjimit të vizave që i zbaton Bashkimi Evropian. Qeveria aktuale dhe ato të mëparshmet, shpeshherë kanë thënë se do të zgjidhet në mënyrë pozitive, por liberalizimi i vizave ende nuk po ndodhë. Si e vlerësoni ju këtë gjendje?

Veton Surroi: Unë nuk besoj se kjo punë do të zgjidhet shpejtë. Liberalizimi i vizave është shndërruar në një kut matës për përparimin e pushtetit në Kosovë dhe pushteti në Kosovë nuk ka përparuar. Kështu që, dyshojë shumë që do të ketë lëvizje të shpejta në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Thatë se pushteti në Kosovë nuk ka përparuar. Në cilin aspekt mendoni se nuk ka arritur përparim?

Veton Surroi: Po, në masë të madhe kemi të bëjmë me shtetin e kapur në Kosovë dhe ka qenë shtet i kapur më herët dhe është ende shtet i kapur. Institucionet kryesore, qoftë në rend, në ligj, e të tjera, janë në masë të madhe të kontrolluara nga ndikimi politik dhe kjo nuk do mend, shihet edhe nga prania ndërkombëtare këtu.

Radio Evropa e Lirë: Konsiderohet se një nga kushtet për liberalizim të vizave, për të cilin folëm më parë, është ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por, lidhur me këtë çështje ekziston përçarje e thellë në Kuvendin e Kosovës dhe në spektrin politik. Çka mendoni ju për këtë marrëveshje?

Veton Surroi: Po unë mendojë se para të nënshkruhej është dashur gjithsesi, të kishte një konsensus në shoqëri, ne nuk kemi konsensus në mes të partive politike shqiptare, që nga shpallja e pavarësisë e deri sot. Ndërkohë, çdo rezultat të cilin e kemi mbërritur që nga Rambujeja e deri te shpallja e pavarësisë, ka qenë produkt i një konsensusi kryesor mes partive politike shqiptare. Në momentin kur një aktor do pretendon, apo një politikan në një parti pretendon se e ka monopolin dhe ka mundësi që të marrë vendime në emër të të gjithëve, atëherë kjo e kontaminon skenën politike dhe, natyrisht, kemi rezultate çfarë i kemi.

Marrëveshja e demarkacionit, rrjedhimisht, është e kontestuar për më tepër se dy vjet, për një fakt shumë të thjeshtë: jo pse është ky apo ai rezultat, por për faktin se për këtë çështje paraprakisht është dashur të merren vesh partitë politike shqiptare, por nuk e kanë bërë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të thotë kjo se ju sugjeroni se aktualisht nuk ka konsensus politik për këtë çështje?

Veton Surroi: Jo vetëm për këtë, por për asnjë çështje tjetër nuk ka konsensus politik në Kosovë, ka 10 vite. Dhe rrjedhimisht, nuk ka ecje përpara. Domethënë, ka pasur nguti të jashtëzakonshme të partive politike në pushtet, pas shpalljes së pavarësisë, që në masë të madhe, të përfitojnë, qoftë ata personalisht, qoftë partitë si të tilla, dhe jemi në situatën në të cilën jemi.

Radio Evropa e Lirë: Pak më parë i përmendet misionet ndërkombëtare në Kosovë. Para do kohe, presidenti i Kosovës, në një mënyrë, ka kërkuar që këto misione të tërhiqen. Çka mendoni ju për këtë çështje?

Veton Surroi: Kërkoi ai apo jo, një pjesë e tyre tërhiqet, por mos harroni se misioni kyç ndërkombëtar në Kosovë, janë forcat e NATO-s. Ato e garantojnë sigurinë dhe integritetin e Kosovës dhe do menduar mirë para se të kërkohet tërheqja ndërkombëtare. Domethënë, Kosova, gjithsesi duhet të tregojë gatishmëri institucionale për t’i marrë në duart e veta kompetencat qeverisëse, por këtë nuk duhet ta bëjë duke kërkuar largimin e të tjerëve, por duke treguar pjekuri dhe kapacitet qeverisës.

Radio Evropa e Lirë: Bashkimi Evropian, i cili po ashtu, ka misione në Kosovë, kërkon që në Kosovë të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Rrjedhimisht, si e shihni ju sistemin e drejtësisë në Kosovë, pra a është ai funksional dhe efikas në këtë luftë apo nuk është?

Veton Surroi: Absolutisht nuk është. Është një sistem i drejtësisë i kapur nga elitat politike prej kohësh. Këto elita politike, në masë të madhe, janë të lidhura me krimin e organizuar dhe prandaj kemi një paralizë të këtillë. Kosova nuk është e qeverisur nga demokracia, Kosova është një shtet i kapur, në të cilin krimi dhe politika bashkëjetojnë në formë të mrekullueshme.

Radio Evropa e Lirë: Partitë e koalicionit qeveritar në Kuvendin e Kosovës e kanë një shumicë pothuajse minimale. Në kushte të këtilla, a mund të qëndrojë kjo strukture qeverisëse, derisa është paralajmëruar, se atë e presin detyra të mëdha, siç janë formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, pastaj themelimi i Asociacionit të komunave me popullatë shumicë serbe, e të tjera?

Veton Surroi: Fillimisht, për asnjërën prej këtyre çështjeve, nuk mund të bëhet asnjë hap pa konsensus. Ushtria nuk mund të formohet nëse nuk ekziston një, jo vetëm konsensus shqiptar, por edhe një konsensus me komunitetet e tjera. Asociacioni i komunave të Kosovës, e pamë që është i dëmshëm dhe shkon në dëm të sistemit kushtetues të Kosovës dhe u soll nga kryeministri i atëhershëm [Hashim]Thaçi, dhe nga pushteti, në një formë krejtësisht jodemokratike dhe kishte mundësi që ta dëmtonte seriozisht sistemin kushtetues të Kosovës. Kështu që, kjo qeveri edhe sikur ta kishte një shumicë shumë më të fortë, nuk do të mund të bënte gjë pa një konsensus. E këtillë çfarë është, me këtë shumicë të krejtësisht të hollë prej një anëtari të parlamentit, kjo qeveri nuk ka ndonjë forcë më të madhe për të vepruar. Veprimet që i ka bërë në këtë 100 ditëshin e saj, në disa aspekte kanë qenë të gabuara, kanë treguar një mungesë respekti për qytetarët e Kosovës, siç ishte falja e borxheve, apo një mungesë sensi të realitetit, siç janë premtimet për liberalizim, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë të lirë në muajin mars, e kështu me radhë. Këto janë një nonsens, i cili nuk ka mbështetje në asnjë fakt relevant.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se në të ardhmen në Kosovë do të paraqitet një gjeneratë e re e politikanëve, që ndoshta do ta ndryshojnë situatën për të mirë?

Veton Surroi: Po, unë besoj se në çdo parti politike sot kemi lëvizje të gjeneratave të reja apo njerëz të rinj që duan që të ndryshojë gjendja. Se a do të mbërrijnë që në të gjitha partitë të manifestohen lëvizje të reja, do të shohim, por është një domosdoshmëri. Bile, më duket se kemi një vonesë, të themi ashtu, historike, të presionit për të ndryshuar jeta politike.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Преподаватель из Архангельска вышла в финал международного конкурса «Педагогическое начало – 2024»



Жизнь

Работники сервисного локомотивного депо (СЛД) «Боготол-Сибирский» филиала «Красноярский» ООО «ЛокоТех-Сервис» приняли участие в соревнованиях Роспрофжел «Мы вместе»




Українські новини

Відомий аграрій Кормишкін, складає свої депутатські повноваження



Новости 24 часа

Вербовку Зеленского могут успешно применить?!



Game News

Вышла мобильная игра Super Marionette Hero про Пиноккио в Аду



Москва

Политолог Марков: Джефф Монсон принял ислам в Москве



News Every Day

Bradley Wiggins accused of ‘trashing’ posh VW campervan as pals say bankrupt cyclist has sold his medals and shirts



Настроение

Приморье. Взгляд.



Москва

Хорошо занесли?



Александр Розенбаум

Александр Розенбаум поздравил коллектив областного онкодиспансера с Днем медицинского работника



Москва

Саудовская Аравия отказалась: в офисе Зеленского пытаются определиться с местом



ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



Бизнес

Бизнес-омбудсмен Москвы оказывает поддержку НМСП



Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Собянин предупредил москвичей о ливнях и возможном формировании смерчей 20 июня

Политолог Марков рассказал, что российский боец MMA Джефф Монсон принял ислам

Более 40 новых автобусов закупят в «Мострансавто» Мытищ до конца года

Директор Росгвардии генерал армии Виктор Золотов принял участие в посвященных 100-летию дивизии имени Ф.Э. Дзержинского торжественных мероприятиях


Москва

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника






Rss.plus

Вербовку Зеленского могут успешно применить?!

Директор Росгвардии генерал армии Виктор Золотов принял участие в посвященных 100-летию дивизии имени Ф.Э. Дзержинского торжественных мероприятиях

В Красноярском крае будут судить азербайджанца, который в 2006 году избил и изнасиловал певицу

«Три богатыря. Ни дня без подвига» уже в кино! «Юмор FM» рекомендует

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Григорий Лепс

StarHit: Лепс приехал на премию МУЗ-ТВ с невестой, 18-летней студенткой МГИМО




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

«Три богатыря. Ни дня без подвига» уже в кино! «Юмор FM» рекомендует



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России