Rikthehet dhuna në rrugët e Hong Kongut
Në Hong Kong sërish ka pasur dhunë në rrugë, pasi protestuesit u përleshën me policinë në një tubim, për të cilin organizatorët thanë se ka mbledhur rreth 1 milionë njerëz. Megjithatë, policia tha se 60.000 njerëz morën pjesë në protestë. Autoritetet detyruan organizatorët që të përfundonin mitingun, më herët sesa ishte planifikuar. Policia gjuajti gaz lotësjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit. Protestat në Hong Kong kanë nisur në muajin qershor për shkak të një ligji për ekstradim. Читать дальше...