Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA-ja
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, konfirmoi për Radio Evropa e Lirë se në Kosovë të shtunën ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në. Sipas tij, arritja e këtij kontingjenti ka të bëjë me një kontratë që Kosova e nënshkruar me SHBA-në vitin e kaluar. Ai shtoi se blerja e automjeteve të blinduara është bërë me buxhetin e Kosovës. “Është pjesa e dytë e kontingjentit që ka ardhur. Javën e kaluar ka ardhur një pjesë dhe tani është kompletuar. Читать дальше...