Gjykata më e lartë e BE-së mbështet kufizimet për therje të kafshëve
Gjykata më e lartë në Bashkimin Evropian ka mbështetur një ligj belg që parasheh humbjen e vetëdijes së kafshëve para therjes, duke kundërshtuar kështu kërkesat e grupeve hebreje dhe atyre myslimane, dhe duke hapur rrugën që edhe shtetet tjera të miratojnë kufizime të ngjashme. Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë miratuar këtë rregull që kufizon disa rite fetare. Ambasadori izraelit në Belgjikë dhe Luksemburg, Emmanuel Nahshon, e ka quajtur këtë vendim “katastrofik dhe goditje për jetën e hebrenjve në Evropë”. Читать дальше...