Osmani: Serbia, burim i "non-papers" me ide destabilizuese
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Serbia është burimi i dokumenteve të ashtuquajtura “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin e Ballkanit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se Serbia synon që një qasje e tillë të normalizohet dhe të bëhet pjesë e debatit të përditshëm dhe agjendës së dialogut. “Non-papers” të tillë, lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t'i përcaktojnë̈ veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut. Читать дальше...