Biden e konsideron prioritet adresimin e rritjes së inflacionit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se do të adresojë rritjen e çmimeve në Shtetet e Bashkuara. Çmimet janë rritur 6.2 për qind në muajin tetor, në krahasim me vitin e kaluar, që shënon rritjen më të madhe në tri dekada, sipas Byrosë amerikane për Statistika të Punës. Përveç kësaj shifre, çmimet janë rritur për 0.9 për qind nga shtatori në tetor. “Inflacioni prek xhepat e amerikanëve, dhe kthimi mbrapsht i këtij trendi është prioritet kyç për mua”, ka thënë Biden në një deklaratë. Читать дальше...