Polonia raporton për më shumë përleshje me migrantë pranë kufirit me Bjellorusinë
Situata në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë është duke u tensionuar më shumë pasi qindra migrantë të bllokuar në temperatura të ulta dhe pa ushqim të mjaftueshëm u përpoqën të futeshin me forcë në Poloni, vend anëtar i Bashkimit Evropian. Varshava e ka akuzuar Bjellorusinë për terrorizëm për shkak të rolit të saj në përshkallëzimin e situatës. Nga ana tjetër, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka kërcënoi se do të ndërpresë gazin për Evropën si hakmarrje për çdo sanksion të ri. Читать дальше...