Veriu me masa kufizimi të lëvizjes
![Veriu me masa kufizimi të lëvizjes](https://gdb.rferl.org/92baa9e2-431f-4daa-8da3-55befe98373b_tv_w800_h450.jpg)
Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18:00 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë.
Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës. Gjithashtu, është vendosur që të gjitha dyqanet në territorin e kësaj komune të mbyllen që nga ora 13:00 e ditës së shtunë, më 4 prill e deri të hënën, më 6 prill, në orën 5:00 të mëngjesit.