Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kupchan: Do të ishte e çuditshme që Kosova dhe Serbia të kthehen nga SHBA-ja pa asgjë

Kupchan: Do të ishte e çuditshme që Kosova dhe Serbia të kthehen nga SHBA-ja pa asgjë

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Kupchan, beson se në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, mund të dalin me një marrëveshje paraprake, që i hapë rrugë marrëveshjes finale.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kupchan, tha se beson se një takim i këtij formati, do të ishte e çuditshme që të organizohej në rast se gjithsecili, në fund, do të kthehej në shtëpi pa pasur çfarë të prezantojë.

Radio Evropa e Lirë: Me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë takohen delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë për të nisur një raund të ri negociatash të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Kjo po ndodh në një kohë kur edhe Bashkimi Evropian i ka intensifikuar përpjekjet për t’i kthyer palët në tavolinën e bisedimeve. Cila është pikëpamja juaj sa i takon takimit të 27 qershorit?

Charles Kupchan: Mendoj se shumë gjëra po bashkohen për të përcaktuar pistën për takimin. Njëra është ndryshimi i qeverisë në Kosovë ku e kishit kryeministrin (Albin) Kurti, një person që ishte më ngurrues sa i takon dialogut dhe që nuk ishte i gatshëm që të largonte sanksionet tregtare që ishin vendosur ndaj Serbisë. Ne ende nuk e dimë saktësisht se ku qëndron në disa çështje të ndryshme kryeministri i ri, zoti (Avdullah) Hoti. Ai ka bërë një deklaratë që dukej se shfaqte distancë mes tij dhe presidentit (Hashim) Thaçi, por Thaçi qartësisht vazhdon të jetë në kontroll dhe në udhëheqje të negociatave me Beogradin. Pra, një çështje është se ju keni një ndryshim të qeverisë dhe ju keni edhe largimin e tarifës, që hapin derën për të lëvizur.

E dyta është se (Richard) Grenelli ka lënë pozitën e ambasadorit në Gjermani dhe ai ka më shumë kohë dhe energji që t’ia dedikojë Ballkanit dhe qartësisht është duke u futur në atë çështje.

E treta, mendoj se presidenti (Donald) Trump, do të ishte i lumtur që të kishte një fitore, një lloj përparimi diplomatik në orën e tij, sepse ai nuk ka pasur shumë sukses në diplomaci.

Radio Evropa e Lirë: Derisa Mirosllav Lajçak erdhi në Kosovë të martën në përpjekje për të ringjallur negociatat për normalizim të raporteve, nuk është e qartë nëse do të jetë një dialog i ndarë në dysh apo proceset do ta plotësojnë njëra-tjetrën. Cili do të jetë roli i BE-së në këto bisedime që do të ndodhin pas pak ditësh në Uashington?

Charles Kupchan: Mendoj se jemi dëshmitarë sesi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është duke u shndërruar në një grackë, që do ta cilësoja si pika më e ulët e raporteve mes SHBA-së dhe BE-së në shumë dekada, mbase që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk është sekret që administrata e presidentit (Donald) Trump ka marrë një pikëpamje në raport me Evropën që shumica e evropianëve e konsiderojnë të vështirë edhe kur bëhet fjalë për tregti, ndryshime klimatike apo edhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Dhe Grenell, derisa ishte ambasador në Gjermani, ishte gati person “non-grata” në Gjermani sepse shumica e gjermanëve e konsideronin atë të padobishëm dhe thjesht nuk mund të mbështetësin në mënyrën se si ai kryente punët.

Kështu, ne kemi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke luajtur një element tjetër në marrëdhëniet jomiqësore në mes të SHBA-së dhe BE-së. Në këtë rast konkret, mendoj se ka dallime të mendimeve. Ne nuk e dimë se ku qëndron zoti Grenell sa i takon shkëmbimit të territoreve sepse nuk ka folur shumë për këtë çështje. Në shkallën që ka folur ai, duket më i fokusuar në lidhjet ekonomike sesa që është në kompromise territoriale.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të prodhojnë bisedimet në Uashington? A është e mundur që Kosova dhe Serbia të lënë pas mosmarrëveshjet e së kaluarës?

Charles Kupchan: Do befasohesha shumë sikur nga takimi i Uashingtonit të dilnim me ndonjë lloj marrëveshjeje. Këto lloj arritjeje zakonisht nuk shfaqen brenda natës. Mendoj se kjo, sidomos është e vërtetë në një rast sikur të Kosovës dhe Serbisë, ku duhet që të kryen shumë detyra të shtëpisë, për të bërë gati popullatën e brendshme, përfshirjen e parlamentit si dhe krijimi i mbështetjes së brendshme për marrëveshjen. Pra, më shumë kjo është për të bërë gati tavolinën për të ecur përpara, por do të shohim.

Nga çfarë ka thënë (Richard) Grenell, ata duan që t’i fokusojnë këtu bisedime më shumë në lidhje ekonomike sesa kompromise politike. Kjo do të ishte konsistente me qasjen e administratës së presidentit (Donald) Trump në raport me konfliktin palestinezo-izraelit, ku fillimisht janë fokusuar në ndihmën ekonomike për palestinezët, pra duke krijuar kushte ekonomike për të arritur paqen. Synimi këtu është që, le të përmirësojmë ekonominë në Kosovë dhe Serbi, t’iu gjejmë njerëzve punë të mira dhe nëse kjo ndodh, do të jetë më e lehtë që të bëhet një marrëveshje politike.

Radio Evropa e Lirë: Nëse do të ketë vetëm qasje në ekonomi. A mund të përjashtohen kompromiset?

Charles Kupchan: Përfshirja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik tani është një zëvendësim për zgjidhje politike. Ne e kemi mësuar këtë në shumë raste. Investimet e përbashkëta në mes serbëve të Bosnjës dhe myslimanëve të Bosnjës, nuk ka ndihmuar. Kemi investime të përbashkëta mes palestinezëve dhe izraelitëve, por në të vërtetë nuk ndihmon aq shumë. Japonia dhe Kina tregtojnë dhe investojnë me njëra-tjetrën, por marrëdhënia e tyre është shumë e varfër. Pra, në fund të ditës, vendosja e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës do të lidhet me politikën dhe normalizimin. Nuk do të varet nga tregtia dhe investimet. Kur them këtë, tregtia dhe investimet mund të ndihmojnë, mund të shtyjnë raportin në drejtimin e duhur. Mund të krijojë momentum që mund të jetë i nevojshëm kur liderët marrin vendime të vështira dhe kanë nevojë t’ia shesin publikut.

Radio Evropa e Lirë: Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Richard Grenellin për nguti në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë si dhe që marrëveshja do të përfshijë ndryshimin e kufijve. A do të jetë kjo temë në agjendë?

Charles Kupchan: Është e vështirë të spekulohet. Besoj se dimë që çështja e korrektimit të kufijve apo shkëmbimit të territorit ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë. Është një çështje ekstremisht kontroverse, derisa administrata Trump dhe Qeveria amerikane u prirën për ta kundërshtuar atë. Padyshim, do të bëhej shumë kontroverse në Kosovë dhe deri në një masë në Serbi. Supozoj se është në tavolinë, dhe supozoj vetëm sepse ne e dimë që Thaçi dhe Vuçiq kanë eksploruar këtë ide në të kaluarën, thjesht nga disa raportimet që i kemi. Unë jam dikush që besoj që duhet të jetë në tavolinë, jo sepse shpresoj se kështu do të shkojnë negociatat. Nuk jam ithtar i shkëmbimit të territoreve, por sidoqoftë pikëpamje ime është se sikur një shkëmbim territori ofron mënyrën e vetme për dy shtete që të afrohen me njëra-tjetrën dhe të që të kenë paqe të qëndrueshme, atëherë le ta kemi pjesë të diskutimit.

Radio Evropa e Lirë: Si do të duket takimi në Uashington. A do të përfshihet edhe presidenti Donald Trump. Mund ta shohë këtë si mundësi për të takuar apo bërë fotografi me palët?

Charles Kupchan: Mendoj se ende nuk i dimë konturat ekzakte të takimit. Nuk i dimë rezultatet. Nuk mendoj se ndokush e dinë. Është e mundur që pjesëmarrësit do të na befasojnë neve dhe të dalin nga kjo vizitë me një plan për marrëveshje. Kurrë nuk e dimë. Grenelli ka qenë i përfshirë që një kohë të gjatë. Ai ka pasur një sukses, për shembull që të përfundojë punën sa i takon linjës ajrore. Dyshoj se do të bëhej gjithë ky angazhim dhe çështjes s’do t’i kushtohej kaq shumë rëndësi, sikur të mos kishte së paku shpresë se një progres substancial do të mund të arrihej.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se administrata Trump do të mjaftohej vetëm me rifillim të dialogut apo synojnë diçka më konkrete, sa i takon marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Charles Kupchan: Ndokush mund të spekulonte se rezultati do të ishte një marrëveshje konkrete, le të themi konkretisht në çështje tregtare, ndoshta edhe ndërprerja e kampanjës së çnjohjes dhe një udhërrëfyes se si të shkojmë nga këtu drejt normalizimit të plotë. Pastaj ky udhërrëfyes do të mund të shërbejë si bazë për bisedat e vazhdueshme për të ecur përpara.Mua më duket se këto bisedime duhet të përfshijnë BE-në. 

Radio Evropa e Lirë: Në rastin e Serbisë, Serbia llogarit që së paku të marrë diçka për të “shpëtuar krenarinë”, pasi që herët apo vonë mund ta njohë Kosovën dhe në këmbim të kësaj llogarit të përfitojë diçka. Vuçiq ka thënë që është shumë më rëndësi që në betejën e elefantëve, Serbia të mbetet e parënduar. Si duhet parë këtë deklaratë?

Charles Kupchan: Udhëtimi për në Uashington është një hap i rëndësishëm që shkakton kokëdhimbje në Evropë, por nuk e pres që kjo të jetë një lëvizje për të lënë anash në mënyrë permanente Evropën. Pres që të jetë një proces i vazhdueshëm dhe i fortë diplomatik në mes të BE-së, Prishtinës dhe Beogradit. 

Radio Evropa e Lirë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar më parë se nuk ka çfarë të negociojë me të dërguarin e BE-së, Mirosllav Lajçak. Por, njëjtë si presidenti Thaçi, ashtu edhe Vuçiq siç duket po preferojnë më shumë negociatat e mbështetura nga SHBA-ja. Si duhet parë këto qëndrime dhe rolin e BE-së?

Charles Kupchan: Lajçak është një profesionist. Ai e di se çfarë po bën. Është në interes të Prishtinës dhe Beogradit që të punojnë për së afërmi me të dhe me BE-në. A po e shohim tani një anim nga Uashingtoni dhe SHBA-ja duke luajtur rolin e liderit në arritjen e marrëveshjes? Po. A mund të presim që kjo të pasojë me një rikthim në drejtim të Bashkimit Evropian? Po. Kjo sepse Ballkani është pjesë e Evropës. Ballkani është duke synuar anëtarësimin në BE, kështu që BE-ja duhet të jetë pjesë e kësaj ekuacioni.

Radio Evropa e Lirë: Moska zyrtare ka njoftuar se përkrah një marrëveshje që është e pranueshme për Serbinë. Para nisjes për Uashington, presidenti Vuçiq do të qëndrojë në Moskë. A po përpiqet që të marrë mbështetje nga Rusia për këtë çështje?

Charles Kupchan: Vuçiqi ka provuar gjithmonë që të mbrojë vendimin e tij dhe duke mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë. Ndërsa, Rusia gjithmonë synon që të ketë prezencë në Ballkan. Ne e kemi parë përfshirjen e Rusisë në Mal të Zi para anëtarësimit në NATO. Ne e dimë se ata janë përfshirë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut para rezolutës mbi çështjen e emrit. Vuçiqi është shumë i mirë në lojën me audienca të ndryshme. Kur dëshiron të luajë tek Evropa, e luan me Evropën. Kur dëshiron të anojë nga (Vladimir) Putini, ai e bënë këtë shumë mirë. Kur dëshiron të jetë pro SHBA-së, ai e bën edhe këtë mirë. Kjo është një nga asetet e tij si politikan.

Radio Evropa e Lirë: A mund të ketë ndikim pozitiv në kampanjën zgjedhore të presidentit Donald Trump arritja e mundshme e ndonjë marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë?

Charles Kupchan: SHBA-ja tani po dominohet nga dy çështje shumë të rëndësishme. E para është pandemia dhe tjetra është racizmi, pra protestat që janë duke u mbajtur në mbarë shtetin. Mendoj se këto dy çështje do të vazhdojnë të dominojnë deri në zgjedhjet e nëntorit. Politika e jashtme mund të marrë pak fokus, por jo shumë. Besoj se Trump mund të përdorë diçka nga ajo për të thënë se ‘ja shih unë isha në gjendje që të arrijë një marrëveshje, unë jam negociator i zoti, arritës i marrëveshjeve’. Për momentin nuk ka diçka që do të mund ta përdorte. Kështu që ndoshta ai në këtë drejtim është duke shikuar kah marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Por, edhe sikur të kishte sukses, do të kishte ndikim shumë modest ose fare pak në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

Radio Evropa e Lirë: A besoni se presidenti Trump do të ishte i kënaqur me vetëm nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë apo atij i duhet së paku diçka e prekshme?

Charles Kupchan: Unë pres që aty të ketë diçka të paktën. Do të ishte e çuditshme që të organizohej një takim i madh si ky dhe gjithsecili të kthehej në shtëpi pa pasur çfarë të prezantojë. Unë pres të paktën një progres të prekshëm në çështje ekonomike dhe më pas një udhërrëfyes apo një afat kohor për çfarë do të ndodhë në ardhmen.

Charles Kupchan është një bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe profesor i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown në SHBA.

Përgatiti: Shkelqim Hysenaj

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Более 39 млн рублей направлено на летний отдых и оздоровление детей-сирот в Архангельской области



Жизнь

Звезды оперной сцены представят I Международный фестиваль «Мир классического романса»!




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!



Game News

To create its cast of Baldur's Gate 3 companions, Larian came up with 'hundreds and hundreds' of character concepts: 'It was a huge, huge list'



Москва

Ефимов: В Южном порту будет построено более 400 тысяч квадратных метров деловой инфраструктуры



News Every Day

'Hum bhi insaan hain': Pakistan allrounder Imad urges calm



Авто

Страхование грузов: 7 правил безопасной перевозки



Москва

Эксперт рассказал о пользе кофе для здоровья



Metallica

Группа Metallica даст виртуальный концерт в Fortnite 22 июня



Москва

В Москве и Санкт-Петербурге могут отказаться от льготной IT-ипотеки



Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве



Арцах

Рубена Варданяна в бакинской тюрьме заставляли долго стоять, его лишали воды, ему не разрешали мыться и менять белье и одежду



Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге



Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Новый тренер "Спартака" Станкович прилетел в Москву

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

Ефимов: В Южном порту будет построено более 400 тысяч квадратных метров деловой инфраструктуры

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу


Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге






Rss.plus

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Розенбаум

Розенбаум проиграл суд из-за неуплаты счетов за энергоснабжение




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Большой шлем

«Надо чем-то жертвовать». Арина Соболенко отказалась ехать на Олимпиаду в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России