Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Të hënën (15 nëntor) në Kosovë janë regjistruar edhe 4 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.058 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë tha në raportin ditor se gjatë 24 orëve të kaluara janë shëruar edhe 8 persona, ndërsa raste aktive janë 424.
Prej shpërthimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit.
Të hënën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga pasojat e COVID-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave në bazë të të dhënave zyrtare është 2.980.
Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 38 pacientë, prej tyre 13 me COVID-19 dhe 25 me simptoma të post-COVID-19.
“Njëmbëdhjetë pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa 1 në mjekim intensiv”, thuhet në njoftim.