Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Foto të publikuara 45 vjet pas tërmetit në Rumani

Foto të publikuara 45 vjet pas tërmetit në Rumani

Gjatë dimrit të vitit 1977, Livia Chereches fotografoi pasojat e një prej tërmeteve më të fuqishme në historinë moderne të Evropës. Pastaj, filmi fotografik historik mbeti në një sirtar për pothuajse gjysmë shekulli.

Kjo fotografi e një ndërtese të dëmtuar në qendër të Bukureshtit, u shkrep më 6 mars, 1977, dy ditë pas tërmetit që e la të shkatërruar një pjesë të madhe të Rumanisë.

Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan dhe 1.578 persona mbetën të vdekur në Rumani si pasojë e katastrofës së vitit 1977. Për më tepër, më shumë se 100 persona vdiqën edhe në Bullgarinë fqinje.

Tërmeti kishte epiqendrën në një rajon malor në veri të Bukureshtit, mirëpo kryeqyteti rumun pësoi dëme të mëdha.

Fotografitë e prezantuara në këtë galeri, Livia Chereches i kishte shkrepur vetëm dy ditë pas tërmetit, por gjatë këtyre 45 vjetëve rrallëherë ia kishte tregoi ndokujt. Në gusht të vitit 2022, ajo ia ofroi filmin fotografik një arkivi rumun të fotografive, Azopan, që drejtohet nga vullnetarët.

Edgar Szocs, njëri nga themeluesit e Azopan-it, i publikoi fotografitë në faqen e arkivit në Facebook më 30 gusht. Ai tha se fotografitë bënë bujë për shkak se “tërmeti është ende i freskët në kujtesën e të gjithë shoqërisë rumune”.

Chereches tani është 72-vjeçare, mirëpo ende e ka të qartë në kujtesën e saj tërmetin dhe mënyrën se si i kishte bërë këto fotografi.

Chereches ishte duke pushuar para ekranit të televizorit gjatë mbrëmjes së 4 marsit të vitit 1977 kur ndodhi tërmeti. Në orën 21:22, ajo vërejti se “në një qoshe të apartamentit muri ishte çarë më dysh”, tregoi ajo gjatë telefonatës me Radion Evropa e Lirë.

Përderisa lëkundjet nga tërmeti vazhdonin, Chereches doli me nguti në ballkonin e apartamentit të saj në katin e gjashtë, në lagjen Drumul Taberei, në pjesën perëndimore të Bukureshtit dhe u përball me një pamje të pabesueshme.

“Kishte një lloj drite të çuditshme dhe ndërtesat e mëdha të banimit po tundeshin”, thotë ajo. Për një moment, ajo priste t’i merrte fund jeta.

Chereches pastaj u vu në lëvizje, e gjeti një çantë shpine që e kishte bërë gati për një udhëtim ecjeje në male në fundjavë dhe e tërhoqi pas vete Adinën, kolegen e saj që ishte në gjendje paniku, dhe dolën nga apartamenti.

“Dyert e ashensorit ishin të hapura, por unë nuk e lejova të hynte brenda”, thotë Chereches. “Vetëm sepse e dija nga përvoja se jam më e shpejtë sesa ashensori”.

Përgjatë rrugëve, Chereches rikujton se kishte parë turma njerëzish të veshur me pizhame që qëndronin në errësirë.

“Imagjinojeni, nuk kishte dritë, nuk kishte elektricitet, vetëm heshtje”, thotë ajo. “Gjithçka ndalon dhe, në atë moment, ti je i humbur. Ti nuk e di nëse është zhdukur e gjithë bota dhe vetëm ti je duke jetuar, ose nëse kjo të ka ndodhur vetëm ty, vetëm zonës tënde. Ne nuk dinim asgjë. Ishte tejet, tejet e çuditshme”.

Përmes valëve të Radios Evropa e Lirë në radion portative të një të panjohuri, ajo tregon se turmat e njerëzve mësuan se ishin goditur nga një tërmet, se kishte edhe të vdekur dhe se dëmet më të mëdha i kishte pësuar Bukureshti.

Dëshira e menjëhershme ishte ta gjeje “dikë që e njeh, që të jesh afër tij. Kërkoje pak mbrojtje”, rrëfen Chereches.

Përderisa po ecnin rrugëve të qytetit drejt shtëpisë së prindërve të Adinës, dyshja iu afrua ndërtesës së Bashkisë së Bukureshtit, që në atë kohë drejtohej nga regjimi komunist i vendit.

“Në ndërtesën e bashkisë kishte dritë, ndoshta nga ndonjë gjenerator, dhe ushtarët hynin e dilnin. Kishte shumë lëvizje”, tregon ajo. “Dëshiroja të hyja brenda dhe t’i pyesja për lajmet e fundit, por ata nuk më lejuan brenda”.

Pastaj, në anën tjetër të rrugës, dyshja u përball me skenat e para të tragjedisë.

“Aty përjetova kujtimin më të keq, të cilin kam provuar ta harroj. Një ndërtesë e vjetër, e madhe, po digjej. Ishte shkatërruar plotësisht. Njerëzit veçse kishin filluar të largonin trupa të vdekur nga aty. Era... ishte e tmerrshme. Dhe, ende nuk kishte ndihmë të organizuar”, thotë ajo. “Ndihma po jepej aty për aty nga njerëz të rëndomtë. Nuk e di kush ishin ata. Unë vetëm i pashë duke nxjerrë trupa nga rrënojat”.

Çuditërisht, kur dyshja mbërriti në shtëpinë e prindërve të Adinës, familjarët e saj kishin rënë sërish në gjumë. Chereches beson se reagimi moskokëçarës i prindërve të Adinës mund të ketë qenë shembull i instinktit për mbijetesë, i nevojshëm në vendet komuniste ku rënia në sy të autoriteteve mund të ta përmbyste jetën.

“Mendoj se [nëna e Adinës] nuk donte të binte në sy, nuk donte të shkaktonte trazirë. Ti kurrë s’mund ta dije se çfarë konsiderohej sjellje e mirë dhe çfarë e gabuar. Ishte më mirë thjesht të mos vërehej”.

Të nesërmen, Chereches thotë se shoqëria ishte transformuar përkohësisht nga tragjedia.

“Në rrugë, të gjithë ishin tepër të sjellshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar, ashtu siç nuk i kisha parë kurrë më parë. Njerëzit ishin gati të të vinin në ndihmë, gati për të të ngushëlluar, të pyesnin nëse kishe nevojë për diçka”.

Mëngjesin pas tërmetit, artikuj të veçantë ushqimorë të rezervuar për ata që kishin lidhje të mira, u bënë të qasshëm për të gjithë.

“Atë mëngjes, mbaj mend që dyqanet u hapën dhe pronarët i vendosën në rafte disa gjëra të fshehura. Në atë kohë, kishte disa gjëra që nuk kishe mundësi t’i gjeje, si portokaj, limona e ujë mineral. Pastaj gjithçka u shfaq në raste. Mund të blije gjithçka”.

Më 6 mars, dy ditë pas tërmetit, i dashuri i Chereches u kthye me fotoaparatin e saj nga një udhëtim në male. Vetëm atëherë fotografja amatore pati mundësi të ecte nëpër qytet për t’i dokumentuar pasojat e tërmetit, edhe pse nga një distancë. Autoritetet veçse i kishin bllokuar një numër të madh të rrugëve ku kishte më së shumti dëme.

Kur i shikon sërish fotografitë, Chereches thotë: “Që të jem e sinqertë, unë jam paksa krenare me veten për qetësinë që e kisha dhe mënyrën se si isha sjellë”.

Përgatiti: Doruntina Baftiu

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

XXXIII Церемония «Хрустальная Турандот» объявит победителей сезона 2023/2024



Здоровье

AlfaBiom выпустили на рынок России БАД с красным ферментированным рисом






Новости 24 часа

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов



Game News

Началась предрегистрация на Command & Conquer: Legions — релиз в конце 2024 года



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» спасает население от борьбы с перенаселением, 5 серия, СЕРЬЁЗНЫЙ НОВОСТНОЙ СЕРИАЛ.



News Every Day

Where to find Real Madrid vs Dortmund on US TV: June 1, 2024



Блоги

Стоматолог Владимир Лосев: сколько времени нужно носить брекеты



Москва

Арт-знакомство «Искусство должно давать счастье и радость»



VK Fest

ГК «Садовое кольцо» приглашает уфимцев посетить первый VK Fest в Башкортостане



Москва

Фотопрогулка по советским городам. Классная серия!



Янник Синнер

Россиянин Котов уступил итальянцу Синнеру в третьем круге "Ролан Гаррос"



Москва

Дивный новый мир цифровизации: в Москве пройдет Форум «Время цифры»



ЦСКА

Почта России помогла детям-подопечным благотворительных фондов встретиться с футболистами ЦСКА



Симферополь

Выставка-представление «Не просто город, а судьба, которой я не устаю гордиться!»



Москва

Дивный новый мир цифровизации: в Москве пройдет Форум «Время цифры»



Москва

Собянин: Проект "Давай друЖИТЬ" помогает исполнять заветные мечты детей



Москва

Eurasianet: Азербайджан публично и цинично уничтожает армянское культурное и историческое наследие в Нагорном Карабахе



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Отдых в Сочи или свадьба? Цены на курорты бьют рекорды!

Гайки и черепашки. На Воробьевых горах отпраздновали День защиты детей

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» спасает население от борьбы с перенаселением, 5 серия, СЕРЬЁЗНЫЙ НОВОСТНОЙ СЕРИАЛ.

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов


Москва

Дивный новый мир цифровизации: в Москве пройдет Форум «Время цифры»






Rss.plus

Выгодно ли покупать квартиру в новостройке?

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов

Eurasianet: Азербайджан публично и цинично уничтожает армянское культурное и историческое наследие в Нагорном Карабахе

Стоматолог Владимир Лосев: сколько времени нужно носить брекеты

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Оркестр

Оркестр Центрального округа Росгвардии выступил на площади у Большого театра в честь Дня защиты детей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Спортсмены из Химок выиграли Первенство Подмосковья по автокроссу

Фильм «Мой любимый чемпион» показали в павильоне «Роснефти» на ВДНХ в Москве

Дептранс Москвы раскрыл детали инцидента на станции метро "Спортивная"


Сюзанн Ленглен

Матч Котова и Вавринки перенесли на корт Сюзанн Ленглен



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Жителям Подмосковья рассказали о лесопожарной обстановке в регионе на 1–3 июня



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России