Pesë gjëra që duhet t’i dini për Asociacionin
![Pesë gjëra që duhet t’i dini për Asociacionin](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-dc87-08db0178c1e7_tv_w800_h450.jpg)
Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Kush e ka nënshkruar marrëveshjen, çfarë parasheh ajo dhe pse faktori ndërkombëtar është duke rritur trysninë mbi Kosovën për zbatimin e saj?