Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim

Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim

Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e vë Kosovën para detyrimeve ndërkombëtare, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami.

Rrjedhimisht, thotë ai, Kosova duhet të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky asociacion nuk përmendet në mënyrë specifike në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për Asociacionin është rënë dakord në vitin 2013, por Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars.

Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka ndërmjetësuar takimin, ka thënë se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kurti, i pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Por, sipas profesorit Bajrami, “formimi i Asociacionit paraqet detyrim ndërkombëtar për Kosovën”.

“Siç e ka thënë edhe Borrell disa herë, [Kosova] duhet të fillojë menjëherë me procesin e themelimit të Asociacionit, përmes ekipit menaxhues. Mendoj se ky nuk është problem i madh, sepse e ka një siguresë mbrojtëse - siç është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ky detyrim duhet të përmbushet pa shtyrje dhe menjëherë nga Republika e Kosovës”, thotë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2015, ka konstatuar se disa parime të Marrëvshjes për Asociacionin nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se hapin e parë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim, duhet ta bëjë Kosova.

Në këtë kontekst, shtoi ai, prioriteti kryesor është nisja e procesit për formimin e Asociacionit.

“Në bazë të asaj që ka thënë zoti Borrell, por edhe në bazë të asaj që po shohim në terren, është Kosova ajo që - sa më shpejt që është e mundshme, pra menjëherë - duhet të fillojë me aranzhimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili pastaj do të jetë subjekt i negocimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, thotë Miftaraj.

Kurti: Topi është në anën e Serbisë

Kryeministri Kurti tha të martën se për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes, që parasheh që të sigurohet “një nivel të përshtatshëm i vetmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, ai do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe me partnerët amerikanë.

“Do të duhej që në atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, t’i adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve - siç e kam thënë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës - bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes së gazetarëve se kur do të nisë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të duhej që topi të jetë te Kosova dhe kërkoj kontributin e të gjithëve. Topi është në anën e Serbisë. Pse nuk po nënshkruan ajo? Pra, në vend se të diskutojmë pse nuk po nënshkruan Serbia... ‘kur do ta themelosh Asociacionin’”, tha Kurti, duke shtuar se “të gjitha pyetjet tash janë në Beograd”.

Në një postim në Twitter më vonë, Kurti tha se Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

Vuçiq tha më 19 mars se Kurti, në takimin në Ohër, ka folur për “tri shtylla” mbi të cilat duhet të bazohet Asociacioni, por Serbia nuk mund ta pranojë atë, sepse për Asociacionin është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përmendur muajin e kaluar tri kushte të Kosovës për formim të Asociacionit: të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së dhe të mos ketë fuqi ekzekutive.

“Kujdes” nga ndërlidhja e Asociacionit dhe nenit 7

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të martën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën.

“Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin për themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha Lajçak.

Profesori Bajrami thotë se Qeveria e Kosovës, megjithatë, duhet të ketë kujdes për sa i përket zbatimit të nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë “interpretim të zgjeruar të këtij neni”, sepse “mund ta sfidojë seriozisht karakterin unitar të shtetit, si dhe kompetencat dhe juridiksionin e organeve republikane në tërë territorin e Kosovës”.

Asociacioni, sipas tij, ka karakter territorial, sepse ushtron kompetencat brenda territoreve të komunave që do të jenë pjesë e saj. Por, shton ai, te neni 7 i Marrëveshjes nuk flitet për aspektin territorial, por për vetëmenaxhim në nivel komuniteti.

“Duhet pasur kujdes” kur ndërlidhet ky nen me Asociacionin, thotë Bajrami.

“Për mendimin tim, kjo pika 7 instalon në mënyrë joformale një nivel autonomie për serbët. Por, bashkësia ndërkombëtare i ka ikur përmendjes së termit ‘autonomi’ apo ‘Republika Serbe’, për shkak të rrezikut që përmendja e çfarëdo autonomie apo entiteti serb në Kosovë, do të kishte efektin domino edhe në vendet tjera të Ballkanit”.

“Në këtë fazë, nëse do të përmendeshin në mënyrë të prerë këto shprehje, do të rridhte obligimi implicit që të dyja vendet t’i ndryshojnë kushtetutat. Pra, Kosova nuk do të mund të realizonte asnjë model të një autonomie territoriale pa e ndryshuar Kushtetutën e vet, sepse kjo prek drejtpërdrejt në karakterin unitar të shtetit”, thotë Bajrami.

Miftaraj thotë se çështjen e nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, si dhe Marrëveshjen për Asociacionin i sheh si të ndara, por që gjatë zbatimit ato do të ndërlidhen.

Sipas tij, Marrëveshja hap mundësinë që komunave me shumicë serbe, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, t’u jepen kompetenca shtesë në fushat specifike që lidhen me arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik, por jo edhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhënia e më shumë kompetencave në nivel lokal të komunave me shumicë serbe, mund të jetë si përfitim për Kosovën që Asociacioni të ketë një karakter më shumë koordinues, pa kompetenca ekzekutive, i cili pastaj mund të ketë më shumë rol këshillëdhënës sesa ndonjë rol, i cili mund ta nënkuptojë një formë të vetëqeverisjes së serbëve lokalë”, thotë Miftaraj.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç ka thënë, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Ai ka shtuar se kurdo që ka nevojë për takim të nivelit të lartë, ai do të mbahet me presidentin dhe kryeministrin. Sipas tij, ata kanë treguar se janë të gatshëm të takohen dhe të diskutojnë për gjërat në të ardhmen.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Единство народов в многообразии культур: фестиваль «Гармоничная Россия» вновь пройдет в Архангельске



VIP

Победитель фирменной игры «Авторадио» получил ключи от Oting Паладин






Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



Game News

I tried to recreate Marvel's Iron Man in this movie studio sim, and my version was so bad my own father stormed out of the theater



Москва

Это у нас семейное. Ульяновцы вышли в финал Всероссийского конкурса



News Every Day

Rangers backed into a corner, must beat Panthers on road to force Game 7



Авто

Правительство РФ направило дополнительные средства на завершение строительства трассы Гузерипль – плато Лагонаки в Адыгее



Москва

Как Пушкин в народ ходил: в прокат выходит анимационный фильм о великом поэте



Булат Окуджава

Аншлаг в честь Окуджавы



Москва

Автомобильный холдинг Кар Вилладж поразил клиентов добротой



Елена Рыбакина

Елена Рыбакина добилась впечатляющего достижения



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



40

Более 40 тысяч семей в Москве и области получают ежемесячные выплаты из средств материнского капитала



Симферополь

Библиотечный бульвар «Любуюсь и горжусь тобой, любимый город» ко Дню города Симферополя



Москва

Слушатель из Смоленска выиграл на «Авторадио» «Москвич 3»



Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства



Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Это у нас семейное. Ульяновцы вышли в финал Всероссийского конкурса

Эксперт Любомирская: В России скоро вырастет престиж технических профессий

За один день работники Уссурийского ЛРЗ и их дети выполнили сменно-суточное задание по ремонту 129 паровозиков


Москва

За один день работники Уссурийского ЛРЗ и их дети выполнили сменно-суточное задание по ремонту 129 паровозиков






Rss.plus

За один день работники Уссурийского ЛРЗ и их дети выполнили сменно-суточное задание по ремонту 129 паровозиков

Почта России помогла детям-подопечным благотворительных фондов встретиться с футболистами ЦСКА

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Нюша

Нюша рассказала, на что бы потратила легкие деньги




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Спортсмены из Росгвардии стали призерами соревнований по велоспорту в Москве

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Спортсменка Росгвардии установила рекорд в командном спринте на «Гран-при Санкт-Петербурга»


Ролан Гаррос

Теннисист Джокович побил рекорд Федерера по победам на турнирах "Большого шлема"



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Это у нас семейное. Ульяновцы вышли в финал Всероссийского конкурса



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России