Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Gruaja që “përkëdhel” baltën dhe krijon prej saj

Gruaja që “përkëdhel” baltën dhe krijon prej saj

Poçaria njihet si “zanat burrash”, por për Jana Kukajn nuk është kështu, sepse për të nuk ka asgjë të pamundur. Prej disa vjetësh ajo i jep formë e jetë baltës së tokës së saj, në fshatin Krajen të Lezhës në Shqipëri.

Jana e pranon që përpunimi i baltës nisi si nevojë për të siguruar të ardhura për familjen e saj, por tashmë e ka kthyer në pasion dhe mezi pret çdo ditë “të përkëdhelë” baltën me duart e saj e të krijojë prej saj enë kuzhine, suvenirë, vazo lulesh e gjithçka tjetër.

Kur zgjidhja dhe pasioni vijnë nga balta

“Ndonjëherë nuk e kupton që zgjidhjen e ke krejt afër teje. E kujtoj që vrisnim mendjen çfarë të bënim për të përballuar situata të vështira ekonomike që i kalon kushdo dhe nuk e kishim menduar se zgjidhja ishte aty, sipër shtëpisë sonë, te dheu, te balta, te rrënjët tona".

"Nuk thonë kot se ‘balta është më e ëmbël se mjalta’ në vendin tënd. E kishim aty ‘lëndën e parë’ për të krijuar atë që sot është punishtja jonë, biznesi ynë modest. E sigurojmë afër shtëpisë dheun, bëjmë baltën, krijojmë me të çfarë mendojmë se kërkon tregu, apo edhe porosi të veçanta që na japin klientët tanë”, tregon 40-vjeçarja për Radio Evropa e Lirë.

Ajo është një grua kërkuese dhe tregon se si zanatin “ia ka vjedhur” bashkëshortit të saj. Ai bënte përpunimin, kurse ajo thotë se e ka ndihmuar me pjekjen e enëve.

“Gjithnjë më dukej shumë mister se si nga balta të dalin këto punime të mrekullueshme. Gjithnjë thosha si mundet nga toka (dheu) uji dhe zjarri të përfitosh atë produkt që e gjen në sofrat e malësorëve të zonës së Zadrimës. I kërkoja çdo ditë Vasilit (bashkëshortit) që një nga ata topat e baltës ta konsideronte të humbur, e vija në atë që njihet si “rrota e poçarit” dhe sigurisht në fillime përfundonte një copë balte pa formë”, tregon Jana duke shtuar se iu desh goxha kohë, porse nuk u dorëzua.

“Shumë kohë më vonë, ne kishim marrë disa porosi për enë balte dhe ishte afruar koha për t’i dorëzuar. Bashkëshorti pësoi një aksident të vogël dhe lëndoi krahun, kështu që nuk mund të punonte. Kam qenë në ankth derisa i dorëzova porositë dhe klientët mbetën të kënaqur”, thotë Jana me krenarinë e malësores që nuk dorëzohet kurrë.

Enët i zbukuron duke pikturuar motive tradicionale

Derisa përpunimin e baltës e mësoi nga bashkëshorti i saj, zbukurimin e enëve të baltës Jana thotë se e ka mësuar përmes një kursi që ka kryer në Shkodër.

“Enët dhe suvenirët i pikturoj me motive dhe simbole të veshjeve të Zadrimës, me lulet, yjet, kryqet, format që i gjejmë edhe te xhubleta, jelekët, çorapet, sixhadet, por edhe me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, simbolet kombëtare si shqiponja apo flamuri, kryesisht tek ibrikët e rakisë”, tregon ajo dhe thotë se ndonjëherë i duket e pabesueshme si ka arritur deri këtu.

Ajo e quan veten vajzë me fat dhe i vjen keq që ende në zonën ku jeton ekziston ai mentalitet sipas të cilit “vajza lind në shtëpi të huaj dhe shkon në shtëpinë e vet kur martohet”.

Pa diplomë, por me shumë këmbëngulje dhe pasion

Punimet e saj të mrekullojnë, por ajo nuk ka një diplomë në xhep.

Jana mbart mbi supe shumë prej pasojave të plagëve të shoqërisë shqiptare si emigrimi, pabarazia gjinore, mentaliteti patriarkal. Kur e pyet çfarë arsimimi ka, nuk e ka të lehtë të përgjigjet.

“Nuk jam e diplomuar, kam bërë vetëm 6 klasë shkollë. Isha e detyruar ta ndërprisja, sepse babai ishte në emigrim, nëna nuk ia dilte dot sepse ishte në punë për të na rritur ne dhe i duhej ndihmë për të përballuar punët në arat tona, për t’u kujdesur për bagëtitë. Pastaj 15 vjeçe u fejova dhe pas dy vitesh u martova. Por, kam pasur shumë fat, ndryshe nga shumë vajza në krahinën time, ku gruaja shpesh nuk mundet as të shprehë mendimin e saj dhe aq më pak të kërkojë të drejta”, vazhdon rrëfimin e saj Jana.

Ajo përmend përkrahjen nga ana e bashkëshortit duke e orientuar drejt disa kurseve kualifikuese, gjë që thotë se e ka ndihmuar në rrugën drejt suksesit që dikur vetëm e kishte ëndërruar.

“Duhet të ëndërrosh, të besosh tek ëndrra jote dhe të mos dorëzohesh”, shprehet ajo e lumtur që ia ka dalë të realizojë ëndrrën.

Jana i është shumë mirënjohëse një prifti italian, i cili si shumë të tjerë në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit, shkuan në Shqipëri dhe u vendosën në zonat me popullsi me shumicë katolike, në zona të thella dhe të varfra.

Ajo kujton përpjekjet e tij për t’i orientuar vajzat dhe gratë drejt artizanatit, për t’i nxitur të kërkojnë më shumë të drejta, të sigurojnë pavarësi ekonomike përmes punës si artizane. Duke parë përpjekjet dhe vullnetin e çiftit, prifti i mundësoi bashkëshortit të saj udhëtime në Itali për të perfeksionuar zanatin në përpunimin e baltës.

Turistë nga gjithë bota në punishte

Ajo punon prej 20 vjetësh me gjithë bashkëshortin e saj, kunatin dhe kunatën në punishten që është bërë e famshme në Zadrimë.

Turistë të shumtë nga gjithë bota vijnë dhe e vizitojnë. Sipas saj, turistët e huaj janë të interesuar për suvenirët me motive kombëtare, por duan edhe të mësojnë se si krijohen enët nga balta.

“Shpesh kërkojnë të ulen te makineria e posaçme dhe të përpiqen të bëjnë vetë diçka të vogël. Sigurisht që, thjesht, bëhen me baltë nga koka te këmbët dhe nuk arrijnë të bëjnë asgjë, por kjo është përvoja e veçantë për ta dhe shumë e këndshme edhe për ne”.

“I tërheqin shumë motivet tona popullore, simbolet kombëtare me të cilat punojmë enët. Përjetimet e tyre më kanë bërë të kuptoj se sa pak e vlerësojmë ne atë që është e jona, baltën, natyrën, trashëgiminë tonë kulturore”.

Jana kujton se kur nisën punën në punishte ishte e vështirë të gjeje treg, sepse në atë kohë tregtarët ishin të orientuar nga mallra të importuara kryesisht nga Kina, ndërsa vitet e fundit punojnë kryesisht me porositë që marrin nga klientë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa pjesën tjetër arrijnë ta shesin në Lezhë dhe në Tiranë.

Arkat e nënave rikthehen “në modë”

Një tjetër risi në punishten e Janës është edhe restaurimi i arkave të vjetra, në të cilat dikur gratë ruanin pajën e tyre, apo xhubletat që i kishin për raste të veçanta.

“I sjellin thuajse të shkatërruara, sepse kanë menduar që iku koha e tyre nuk kanë më vlerë dhe i kanë hedhur nëpër cepat e oborreve. Por, ato kanë qenë të bëra me dru të vërtetë jo imitime dhe për këtë arsye i kanë rezistuar kohës”, thotë Jana e cila pikturon arkat pasi i ka restauruar më parë bashkëshorti i saj.

“Unë i pikturoj, i zbukuroj, përpiqem t’i çoj sa më afër origjinalit me ato që më tregojnë banorët që i sjellin. Nuk po i ‘rikthejmë në jetë’ thjesht si trashëgimi e së shkuarës, por edhe i bëjmë funksionale. E bëj me shumë dëshirë këtë gjë, sepse më kujton nga vijmë ne. Në çdo shtëpi dikur ka pasur nga këto ‘arkat e nanës’ dhe tani po i bëjmë pjesë të mobilimit të shtëpive tona. Ku ka më mirë se diçka origjinale”, thotë Jana duke shpjeguar se në veri, këto mobilie janë quajtur arka, ndërsa në jug të Shqipërisë njihen me emrin sënduk.

Në zonën e Zadrimës shumë banorë i janë kthyer artizanatit si nevojë për të siguruar më shumë të ardhura për familjet e tyre, por edhe si dëshirë për të ruajtur dhe trashëguar traditën.

Jana Kukaj është nënë e dy djemve, i madhi studion për pikturë, ndërsa i dyti është ende në ciklin 9-vjeçar dhe po ashtu ka pasion pikturën. Ajo thotë se dëshiron që edhe ata të ndjekin rrugën e prindërve të tyre.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Более 39 млн рублей направлено на летний отдых и оздоровление детей-сирот в Архангельской области



Здоровье

Зубные щетки Revyline Perfect DUO и зубная паста Organic Detox против кариеса в Назрани




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



Game News

По аниме и манге «Кайдзю № 8» выпустят PC и мобильную игру — Kaiju No. 8 THE GAME



Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



News Every Day

Scotland star SENT OFF after ‘worst tackle ever seen’ as they capitulate in Euro 2024 opener against Germany



Происшествия

Женщина провалилась в яму в центре Саратова. Начата проверка



Москва

О будущем ТЭК России участникам Программы "Время героев" рассказал Александр Новак



Николай Цискаридзе

Цискаридзе высказался о спасении Волочковой



Москва

Отравившие нижегородцев салаты готовили в антисанитарных условиях



Людмила Самсонова

Самсонова поддержала Андрееску после победы над ней в финале турнира в Хертогенбосхе



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Евро

Российские флаги снова вывесили на матче Евро-2024 между Англией и Сербией



Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

В Москве солнечная погода сменится грозами и осадками в четверг

Экс-владельца лизинговой компании «Трансфин-М» Тайчера задержали в Москве


Москва

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника






Rss.plus

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Директор Росгвардии генерал армии Виктор Золотов принял участие в посвященных 100-летию дивизии имени Ф.Э. Дзержинского торжественных мероприятиях

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Дима Билан

Анна Asti и Дима Билан стали лучшими исполнителями по версии премии МУЗ-ТВ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Посол РФ Степанов заявил, что Москва ответит на новые санкции Канады



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России