Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?

Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?

Gati katër muaj pas dhunës në veri të Kosovës, KFOR-i thotë se pret që Prishtina dhe Beogradi t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët e sulmeve ndaj ushtarëve të tij.

Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme.

Në Kosovë, deri më tani, janë arrestuar dhjetë persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, tha më 19 shtator se nuk ka informacione të reja rreth hetimeve, por se e di se autoritetet e Kosovës janë duke punuar në to.

Ai tha se shpreson që edhe autoritetet në Beograd t’i hetojnë ata persona që “u kthyen në Serbi” pas trazirave.

Ristuccia tha se edhe KFOR-i pret që të gjithë autorët e dhunës “të ndiqen penalisht menjëherë”.

Çfarë thonë në Beograd?

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a po punohet në këtë rast dhe a do të arrestohen autorët e dhunës që gjenden në Serbi.

REL-i pyeti edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në lidhje me pretendimet se ata që kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme në veri të Kosovës, gjenden në Serbi, por nuk mori përgjigje.

Tensionet në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u mblodhën para ndërtesave komunale, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në këto ndërtesa.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur demonstruesit në komunën e Zveçanit u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it.

Nëntëdhjetë e tre ushtarë të KFOR-it u plagosën rëndë dhe lehtë, ashtu si edhe disa protestues.

“Dihet saktësisht se kush ishte atje, çfarë është dhe nga vjen. Dihet, gjithashtu, se ata nuk kanë mundur të veprojnë pa koordinim me Listën Serbe dhe me Serbinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dushan Janjiq, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike, me seli në Beograd.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e autoriteteve në Beograd, i dënoi sulmet ndaj KFOR-it, por edhe arrestimet e serbëve që lidhen me këto sulme.

Pas dhunës në Zveçan më 29 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje demonstruesve që “të mos hyjnë në konflikt me NATO-n” dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Ai e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për trazirat, duke thënë se Kurtit “i konvenon të ketë konflikt mes NATO-s dhe serbëve”.

Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, këmbëngul se pas trazirave të fundit në veri të Kosovës qëndron Beogradi zyrtar dhe “grupet kriminale të afërta me Vuçiqin”.

Çfarë thonë në Prishtinë?

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Kosovës nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për ecurinë e hetimeve të sulmit ndaj ushtarëve të NATO-s, sa persona janë duke u hetuar dhe nëse të gjithë ata janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Nga dhjetë personat që u arrestuan në lidhje me trazirat, disa u liruan për t’u mbrojtur në liri, ndërsa dy pjesëtarë të komunitetit serb u dëbuan nga Kosova.

Më 2 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha deputetëve në Kuvendin e Kosovës se institucionet kanë identifikuar 45 persona, që kanë lidhje me trazirat dhe me sulmet ndaj KFOR-it, dhe i lexoi publikisht emrat e tyre.

Ai, po ashtu, tha se në mesin e të tubuarve në protestën në Zveçan më 29 maj, kishte edhe tifozë të klubit beogradas të futbollit “Cervena zvezda”.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron punën e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë iniciuar disa raste në lidhje me sulmet ndaj KFOR-it.

“Rastet e tilla janë duke u hetuar dhe disa persona të arrestuar janë duke u hetuar përmes procedurave të rregullta gjyqësore”, thotë ai.

Kush janë personat që i sulmuan ushtarët e NATO-s?

Si pjesëmarrës kryesorë në sulmet kundër KFOR-it, autoritetet e Kosovës i emëruan pjesëtarët e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” - që të dyja të shpallura terroriste nga Prishtina zyrtare.

Si lider i “demonstruesve të dhunshëm” dhe organizator i sulmeve ndaj KFOR-it u identifikua Millun Millenkoviq - Llune, i cili u arrestua më 13 qershor dhe është ende në paraburgim.

Ai akuzohet për tri vepra: terrorizëm, ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikim të personelit me mbrojtje ndërkombëtare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviq “është një nga liderët e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe lider i grupeve kriminale që me vite i terrorizojnë qytetarët, i sulmojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Në Mitrovicën e Veriut u mbajtën protesta pas arrestimit të  Millenkoviqit.

Lista Serbe kërkoi amnisti për të gjithë serbët e arrestuar që kanë marrë pjesë në protesta kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

A ka bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë?

Në fund të qershorit, kryeministri i Kosovës kërkoi nga Serbia që t’i tërheqë “demonstruesit e saj të dhunshëm para ndërtesave komunale dhe vendeve përreth”, si dhe të bashkëpunojë në ndjekjen penale të atyre që i kanë shkelur ligjet e Kosovës.

Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunojnë drejtpërdrejt në hetime.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, i tha REL-it se çështja e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me hetimet e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, është “jashtë mandatit të EULEX-it”.

Në përshkrimin e mandatit të këtij misioni, që gjendet në ueb-faqen e tij, thuhet ndër të tjera se “EULEX-i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, duke lehtësuar shkëmbimin e informacioneve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Interpol-it, Europol-it, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë”.

Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, beson se Serbia është një “parajsë për individët që kryejnë vepra kriminale në Kosovë”, sepse Beogradi refuzon të bashkëpunojë rreth ekstradimit apo ndjekjes së tyre penale.

“Një qasje e tillë paraqet edhe shkelje të standardeve të sundimit të ligjit. Vërtet duhet të ketë më shumë presion nga BE-ja”, thotë Miftaraj.

Edhe Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se Serbia duhet të japë informacione dhe t’i dorëzojë përgjegjësit për sulme ndaj ushtarëve të NATO-s.

“Nëse keni nevojë që KFOR-i t’ju bindë publikisht për këtë, atëherë keni një problem të madh në vend dhe pasoja edhe më të mëdha politike nga mosveprimi juaj”, thotë Janjiq.

Janjiq shton se Serbia i është shmangur “reagimit të ashpër” të KFOR-it, për faktin se asnjë ushtar i NATO-s nuk ka vdekur, përkundër lëndimeve të rënda.

“Kjo është një krizë shumë serioze e mosbesimit në Beograd. Natyrisht, nuk ka një vetëdije më të madhe se ne jemi në një lojë të rrezikshme, e cila quhet krizë sigurie”, thotë ai.

Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm ku pjesëmarrësit në trazira apo të akuzuarit për krime në Kosovë, strehohen në Serbi, ku edhe jetojnë të lirë.

Nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiq, prej vitesh ndodhet në Serbi, ku edhe merr pjesë në takime me zyrtarë të lartë, edhe pse Prishtina zyrtare e akuzon për përfshirje në rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me ndërtimet pa leje.

Më herët, për Radoiçiqin ishte lëshuar një urdhërarrestim nën dyshimin se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, ky urdhërarrestim u tërhoq pa ndonjë shpjegim në mars të vitit 2021. Radoiçiq ishte ende në Serbi atëkohë.

Radoiçiq gjendet edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviq, dhe me dhjetë serbë të tjerë, nën dyshimet se u përkasin rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Instituti i Kosovës u bën thirrje politikanëve që të mos i komentojnë hetimet

Miftaraj thotë se Instituti i Kosovës për Drejtësi vazhdimisht kërkon nga politikanët që të mos i komentojnë publikisht rastet në zhvillim, të cilat janë objekt i hetimeve penale ose i procedurave gjyqësore.

“Një sjellje e tillë mund të kuptohet si ndikim në pavarësinë e punës së gjyqësorit, por edhe të ndikojë në paanshmërinë dhe konfidencialitetin e hetimeve”, thekson ai.

Kjo, thotë Miftaraj, i referohet kryeministrit Kurti, i cili publikisht i lexoi emrat e personave për përfshirje të dyshuar në sulme, por edhe Listës Serbe, e cila i dënon vazhdimisht arrestimet.

“Politikanët në Kosovë duhet të dërgojnë mesazhe që promovojnë një mjedis paqësor dhe kontribuojnë në bashkëjetesë, e jo e kundërta”, thotë Miftaraj.

KFOR-i vazhdon t’i ruajë ndërtesat e tri komunave në veri të Kosovës.

Më 27 qershor, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, prezantoi një plan për uljen e tensioneve atje.

Plani përfshin tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave nga këto objekte në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.

Nga Serbia pritet të mundësojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe të sigurojë se ata nuk do të frikësohen për shkak të zgjedhjeve të tyre personale për të votuar, si dhe t’u ofrojë mbështetje autoriteteve përgjegjëse në procedurat kundër sulmuesve, gjatë protestave në veri.

Trazirat dhe dhuna në veri penguan dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pa përparim përfundoi edhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Архангелогородцев и гостей города приглашают посетить мероприятия фестиваля «Гармоничная Россия»



Мода

Dior Resort 2025






Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



Game News

Age of Sail: Navy & Pirates 1.0.1.13



Москва

5 мест, где можно вкусно позавтракать в Москве



News Every Day

America’s Space Infrastructure: So Vulnerable It Destabilizes Geopolitics



Блоги

Совместное заявление участников круглого стола, приуроченного ко «Дню защиты прав безвинно осужденных»



Москва

Кафанов: «Приглашения Сафонова в «ПСЖ» недостаточно для сравнения с Акинфеевым»



Моргенштерн

Барецкий пригласил Моргенштерна выступить в России



Москва

"78.ru": в Петербурге лжеполицейские выманили у пенсионерки 8,2 млн рублей



Уимблдон

Рафаэль Надаль пропустит Уимблдон ради подготовки к Олимпиаде



Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



Динамо

Сотрудники Росгвардии приняли участие в спортивном празднике МГО «Динамо» в Москве



Симферополь

Музыкально-поэтический вечер «Жизнь не кончена, песня не спета»



Москва

Рубена Варданяна в бакинской тюрьме заставляли долго стоять, его лишали воды, ему не разрешали мыться и менять белье и одежду



Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию



Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

"Рен ТВ": в Москве 10 человек попали в реанимацию с ботулизмом

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО

"КазМунайГаз": Казахстан до конца года поставит в ФРГ более 1 млн тонн нефти


Москва

Рубена Варданяна в бакинской тюрьме заставляли долго стоять, его лишали воды, ему не разрешали мыться и менять белье и одежду






Rss.plus

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил об открытии «Домиков добра» для сбора гуманитарной помощи



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3    




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

«Этот спорт воспитывает силу и упорство»: Вице-спикер Народного Хурала Бурятии приняла участие в открытии чемпионата России по гиревому спорту

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»


Даниил Медведев

Медведев, Кафельников, Федерер, Маррей, Роддик, Агасси поздравили Синнера со статусом первой ракетки мира



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Владимир Путин

Путин обратился с приветствием к участникам Спортивных игр стран БРИКС



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России