Jeta me frikë afër minierave të qymyrit në Bosnje
![Jeta me frikë afër minierave të qymyrit në Bosnje](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-44eb-08dbf7c777fd_tv_w800_h450.jpg)
Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve. Disa nga vendësit thonë se minierat po zgjerohen në zona të cenueshme nga rrëshqitjet e dheut, dhe brengosen se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë katastrofë. Kompanitë e qymyrit deklarojnë se po e respektojnë ligjin, por banorët thonë se nevojitet më shumë angazhim qeveritar për të rregulluar praktikat e nxjerrjes së qymyrit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)