Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Opozita me shqetësime e mospajtime për draft-statutin e Asociacionit

Opozita me shqetësime e mospajtime për draft-statutin e Asociacionit

Përfaqësues të dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shprehin shqetësimin e tyre se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtete.

Nga Partia Demokratike e Kosovës - subjekti më i madh opozitar në vend - nuk dhanë ndonjë koment në lidhje me të.

Deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu - Shoshi, u shpreh e rezervuar, duke thënë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë se deputetët e PDK-së nuk e kanë marrë draft-statutin e Asociacionit për ta lexuar dhe shqyrtuar, pasi drejtuesit e partisë nuk ua kanë dorëzuar.

REL-i bëri përpjekje të kontaktojë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe nënkryetaren Vlora Çitaku, por ata nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe mesazheve telefonike.

Draft-statuti i hartuar nga diplomacia perëndimore iu dorëzua Qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe asaj të Serbisë, në fund të tetorit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thanë se dokumenti është i pranueshëm për ta.

Ky dokument duhet t’i ofrojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit komunitetit serb në Kosovë.

Ai iu dorëzua së voni edhe partive opozitare në vend.

LDK: Serbisë i jepet e drejta në rregullimin e brendshëm të Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo parti është ende duke e analizuar dokumentin, por nga ajo që ka parë deri më tash, draft-statuti ka “përmbajtje shqetësuese” në disa pika.

Sipas tij, dokumenti përfshin preambulën që i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në këtë pikë, thotë ai, Kosova dhe Serbia, si palë, barazohen në çështjet që i takojnë Kosovës t’i rregullojë.

“Ky është një nga problemet e para. Problemi i dytë është Komisioni i Arbitrazhit, sepse palët do të kenë mundësi për një përbërje të përbashkët të përzier. Së treti, i jepet Serbisë, si palë në marrëveshje, e drejta jo vetëm në rregullimin e brendshëm të Kosovës... ajo do të ketë edhe mekanizma për zbatim të përhershëm.... Natyrisht se ka edhe çështje tjera që ne me kohë do t’i definojmë”, thotë Haziri.

AAK: Dokument shqetësues

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu po ashtu shqetësimet e tij lidhur me draft-statutin e Asociacionit.

Në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës, RTK, ai tha se i gjithë dokumenti është shqetësues, e në veçanti Komisioni i Arbitrazhit si mënyrë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Asociacioni - “kusht mbi kushtet”

Mosmarrëveshje a blerje kohe për Asociacionin

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Sipas tij, në këtë pikë “bie fuqia e cilitdo institucion ligjor në Kosovë”.

“Si mundemi tash t’i ikim Gjykatës Kushtetuese ose gjykatave tjera në kontestet mes palëve dhe të krijohen trupa ‘ad hoc’, që nuk figurojnë as në Kushtetutë, as në ligjet tona dhe askund? Është edhe preambula. Është e panevojshme dhe tërësisht duhet të hiqet”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit shpërfaq një lloj mosbesimi ndaj institucioneve qendrore të Kosovës në raport me serbët vendorë dhe anasjelltas.

Reagimet opozitare “pa energji të caktuar”

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Arton Demhasaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se pajtohet me shqetësimet e shprehura nga partitë opozitare. Por, sipas tij, këto parti duhet konkretisht dhe hapur ta shprehin mospajtimin, si dhe të japin mendime se si duhet të duken pikat për të cilat nuk pajtohen.

“Kemi parë vetëm disa reagime opozitare, të cilat nuk janë krejt në rregull, për aq kohë sa nuk kanë referenca të caktuara dhe nuk kanë energji të caktuar. Opozita, edhe kur kundërshton disa pika të një dokumenti, siç është rasti tash me draft-statutin, duhet të dalë me zgjidhje dhe të thotë: kjo nuk bën të jetë kështu, por duhet të jetë kështu”, thotë Demhasaj.

Kompetencat e Asociacionit janë pikërisht arsyet përse Kosova ka hezituar ta themelojë atë, edhe pse marrëveshja me Serbinë për të është arritur qysh në vitin 2013.

Qeveritë e Kosovës kanë shprehur vazhdimisht shqetësime se kompetencat e tij të gjera mund të ndikojnë në funksionalitetin e shtetit.

Në fillim të këtij muaji, Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në draft-statutin e hartuar nga zyrtarët evropianë, sipas të cilit parashihet qartazi mundësia e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe i drejtpërdrejtë i komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Pjesa e draft-statutit të Asociacionit që u referohet kompetencave të tij, specifikon se ky organ ka të drejtë të miratojë vendime, rregullore, udhëzime dhe deklarata. Gjithashtu, ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Në pjesën për marrëdhëniet me pushtetin qendror thuhet se Asociacioni nuk do t’i cenojë apo anashkalojë autoritetet kushtetuese dhe ligjore dhe kompetencat e tyre, si dhe nuk do t’i cenojë në asnjë mënyrë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, gjatë përmbushjes së qëllimeve të tij.

Shtohet se Asociacioni ka të drejtë të iniciojë apo të jetë palë në procedurat para gjykatave, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse vendimet apo veprimet e ndonjë institucioni ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me statutin.

Në rast se dy palët kanë mospajtime rreth statutit ose interpretimit të tij, që nuk mund të zgjidhen përmes negociatave direkte, ato duhet t'i referohen Komisionit të Arbitrazhit, që i themelon vetë rregullat e procedurës.

Qeveria e Kosovës nuk deshi ta komentojë draft-statutin në fjalë, por burime të REL-it në Bruksel konfirmuan se është njëri nga draftet e fundit.

Kushtetuesja nuk mund ta “rinegociojë dokumentin”

Sipas përfaqësuesve opozitarë, kurdo që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për draftin final të statutit të Asociacionit, rrjedha logjike është që ai dokument të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Haziri thotë se Gjykata Kushtetuese - çfarëdo që ta ketë vlerësimin e saj - nuk mund ta ndryshojë statutin e Asociacionit, por vetëm mund të japë mendim se është ose jo në frymën kushtetuese.

“Ajo [Gjykata Kushtetuese] do ta ketë fjalën e vet gjithsesi. Por, ajo nuk mund ta rinegociojë [statutin e Asociacionit] ose nuk mund të dalë me një qëndrim tjetër ndaj një marrëveshjeje ndërkombëtare të pranuar nga palët. Kjo është rrjedha logjike që pritet të ndodhë...”, thekson Haziri.

Por, lideri i AAK-së, Haradinaj, tha se vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të bëhet për çdo nen të draft-statutit të Asociacionit, si dhe të konstatohet se ku ka mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“E kemi marrë një zotim publik nga amerikanët dhe nga ndërmjetësit [e BE-së] se nuk do të ndryshojë Kushtetuta e Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial... në rregull. Atëherë, gjykatësit tanë janë interpretues. Ata le të tregojnë se ku tejkalohet ose ku ka s’përputhje me Kushtetutën tonë. Por, duhet ta shqyrtojnë”, tha Haradinaj.

Demhasaj shpreh mendimin se vlerësimi i dokumentit final për statutin e Asociacionit nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i pritshëm, por ai nuk do ta ndryshojë dokumentin si fakt.

“Mendoj që vetë fakti që ai dokument nuk po publikohet [zyrtarisht] dhe fakti që ai dokument nuk po diskutohet në publik, si dokument zyrtar, lë të kuptohet se të gjitha çështjet që mund të jenë diskutabile, do të rregullohen. Më pas, kur të rregullohen të gjitha ato çështje, do të publikohet. Pastaj, në Gjykatë Kushtetuese do të dërgohet vetëm sa për sy e faqe, që të thuhet se shkoi në Gjykatë Kushtetuese”, thotë Demhasaj.

Përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së gjithashtu thonë se draft-statuti i Asociacionit është produkt i marrëveshjes, sipas tyre “të keqe”, të Kosovës me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve - e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

Nisur nga kjo marrëveshje, bashkësia ndërkombëtare ka rritur trysninë mbi Kosovën që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa mbi Serbinë që ta njohë de facto Kosovën.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Единство народов в многообразии культур: фестиваль «Гармоничная Россия» вновь пройдет в Архангельске



Мода

Befree запускает сайт для поиска талантов






Новости 24 часа

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



Game News

Видеоновости: Дата релиза Tarisland, Zenless Zone Zero и Auroria, релиз Construction Simulator 4 и бета NFS Assemble



Москва

Пассажира сняли с рейса Москва – Новосибирск за дебош



News Every Day

England vs Bosnia & Herzegovina: Three Lions face Dzeko and Co in Euro 2024 warm-up match – stream FREE, TV, team news



Происшествия

Пожар в пятиэтажке унес жизнь неосторожного курильщика



Москва

Пили, били, судились. Разводы и тяжбы за детей в звездных семействах



Анастасия Волочкова

«Вызовет реакцию обратную»: Волочкова о введении дресс-кода для артистов



Москва

В Москве задержан подозреваемый в стрельбе из пневматического оружия на Костромской улице



WTA

Ига Свёнтек одержала 40 побед над теннисистками из топ-10 рейтинга WTA



Москва

ГЕРОИЧЕСКОЕ УЧАСТИЕ АРМЯН В СВО. ЧАСТЬ ЧЕТВЕРТАЯ



#123ru.net

Устойчивая энергия: в России состоялось первое углеродно-нейтральное соревнование по киберспорту



Симферополь

В районе Симферополя появится крупный жилой микрорайон - ЖК "Республика"



Москва

ГЕРОИЧЕСКОЕ УЧАСТИЕ АРМЯН В СВО. ЧАСТЬ ЧЕТВЕРТАЯ



Москва

Собянин объявил о начале работы хаба молодежного предпринимательства



Москва

Слушатель из Смоленска выиграл на «Авторадио» «Москвич 3»



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Глава «Империи сильнейших ведьм» Полынь задержана: что натворила колдунья?

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.

Солнечные дети на сцене Кремля

Пассажира сняли с рейса Москва – Новосибирск за дебош


Москва

Слушатель из Смоленска выиграл на «Авторадио» «Москвич 3»






Rss.plus

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты

Весь мир чипировали умом Ленина?! Раскрыта загадка Мавзолея В.И. Ленина. Проект "Святой Ленин".

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Андрей Макаревич

СК заинтересовался Макаревичем* после разговора с "Зеленским" и слов о концерте в Киеве




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб


Новак Джокович

Джокович — о травме: На данный момент, вроде все нормально, но я не знаю, что будет утром



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России