Prishtina nis festat e fundvitit
![Prishtina nis festat e fundvitit](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-0ce1-08dbf80c9cce_w800_h450.jpg)
Një bredh i madh, i stolisur me drita shumëngjyrëshe, ka gjallëruar pamjen e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ndezja e dritave dhe hapja e Tregut të Fundvitit, ka shndërruar këtë shesh në pikëtakim për shumë qytetarë. Në barakat përgjatë sheshit shërbehet ushqim si dhe pije të ftohta e të ngrohta. Grupe të ndryshme muzikore do të organizojnë koncerte ditëve dhe javëve në vijim.