Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Osmani i propozon Britanisë marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka propozuar të mërkurën sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, lidhjen e një marrëveshjeje për mbrojtje dhe për ekonomi ndërmjet dy vendeve.

Lammy po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim kyç forcimin e bashkëpunimit në luftimin e imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.

Osmani ka thënë, në një konferencë të përbashkët për media me Lammyn, se me kryediplomatin britanik ka diskutuar për "thellimin strategjik të bashkëpunimit" ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili, sipas saj, "në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë”.

Presidentja kosovare ka bërë të ditur se ka diskutuar “gjerë e gjatë” me Lammyn, i cili ka mirëpritur idenë e një thellimi bashkëpunimi.

Osmani ka thënë se autoritetet e Kosovës janë të përkushtuara për të punuar me ato britanike për t'i dhënë formë marrëveshjes, që ajo të nënshkruhet sa më parë.

Ajo ka bërë, po ashtu, thirrje për prani edhe më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Lammy ka thënë se Ballkani është rajon që ka rëndësi për Britaninë sot, ashtu siç kishte kur Tony Blair ishte kryeministër.

Ai ka shtuar se Britania “do të vazhdojë të luajë rolin e mikes dhe partneres kyç” të Kosovës.

Kryediplomati britanik ka thënë se vendi i tij dëshiron një “normalizim të qëndrueshëm e paqësor” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa ka bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të angazhohen me plot energji në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Osmani ka thënë se "Kosova mbetet një palë konstruktive, e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, pavarësisht se vazhdimisht përballemi me obstruksione dhe provokime nga ana e Serbisë, përfshirë edhe sulmet e njëpasnjëshme që kanë filluar vite më herët dhe po vazhdojnë edhe tani, për ç’gjë dua ta përmend sërish se është e domosdoshme që të ketë llogaridhënie dhe vënie të autorëve para përgjegjësisë nga ana e Serbisë”.

“Por, fatkeqësisht po e shohim se nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim, as sa i përket aktit të agresionit të shtatorit 2023, as sa i përket sulmit ndaj 93 ushtarëve të NATO-s, që ka ndodhur edhe më herët, po as edhe veprimeve të fundit terroriste që kanë ndodhur në veri të vendit”, është shprehur ajo.

Lammy ka thënë se Britania është kontribuuese e rëndësishme në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, i cili, sipas tij, është “absolutisht vendimtar” për sigurinë e Kosovës.

Kurti i flet Lammyt për RadoiçiqinTë martën mbrëma, kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së tij.

Kurti ka biseduar me Lammyn, ndër të tjera, rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe për çështjet e sigurisë, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar "theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb", thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, kur kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Kurti ka shtuar se Radoiçiq "duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij".

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka vlerësuar vizitën e Lammyt në vend, duke thënë se ajo “thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Homologia kosovare e Lammyt, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka informuar sekretarin e Jashtëm britanik për, siç është thënë në një komunikatë të MPJD-së, “sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal”.

MPJD është shprehur më tej se “partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”.

I pranishëm në takimin e Lammyt me kabinetin qeverisës të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë është e kamotshme dhe e fortë.

Sekretari i Jashtëm britanik, pas qëndrimit në Kosovë, pritet ta vizitojë edhe Serbinë, ku është paraparë, sipas Qeverisë britanike, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për luftimin e bandave në qendër të krizës me imigracionin ilegal dhe për sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Londër, në vjeshtën e sivjetme, i cili, ndër tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Владимир Ефимов: Еще один тоннель Рублево-Архангельской линии метро пройдет под Москвой-рекой



Мир

Отдохните с комфортом после весеннего полумарафона






103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Таланты в сердце Чечни: впервые в Грозном пройдет отборочный тур благотворительного детского фестиваля «Добрая волна»

Таланты в сердце Чечни: впервые в Грозном пройдет отборочный тур благотворительного детского фестиваля «Добрая волна»

Захарова: Москва не видит пересмотра позиции ЕС по поставкам энергоносителей РФ

На востоке Москвы столкнулись четыре автомобиля


Москва

Желдорреммаш внедряет институт молодых специалистов






Rss.plus
Moscow.media
Москва

Просто космос! Путин и Собянин посетили новый кампус МГТУ им. Баумана



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

В Воронежской области завершился проект «Движение по вертикали. Памяти Станислава Говорухина»



Реклама
The most beautiful beach towns with cheap living

A huge number of people around the world dream of one day breaking out of the daily routine


Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В создании ОПГ обвинили почётного главу Федерации бокса Белгорода Тебекина

Российский ИИ-проект обошел конкурентов из 180 стран на чемпионате в Абу-Даби

Отдохните с комфортом после весеннего полумарафона


Елена Рыбакина

Елена Рыбакина объявила о начале сотрудничества с тренером, который консультировал Синнера



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Анна Блинкова проиграла лаки-лузеру в первом круге турнира WTA-250 в Руане



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России