Bota e nderon Papa Françeskun
Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë.
Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.
Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.