Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

SHBA-ja kufizon stafin joesencial në Ambasadën në Irak, pas rritjes së tensioneve me Iranin

Shtetet e Bashkuara janë duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të stafit joesencial në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit mbrëmjen e së mërkurës. Ambasada e SHBA-së në Bagdad po përgatitet për një evakuim emergjent për shkak të rreziqeve të shtuar të sigurisë në rajon.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu po autorizojnë largimin e personelit jothelbësor dhe të anëtarëve të familjeve të tyre nga Bahrejni dhe Kuvajti, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin nëse duan të largohen.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Irakut konfirmoi “largimin e kufizuar” të stafit të Ambasadës amerikane, duke thënë se vendimi bazohet në “shqetësime të mundshme të sigurisë që lidhen me tensionet rajonale”.

Tensionet në rajon janë në rritje, pasi bisedimet bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se kanë ngecur, dhe si pasojë e 18 muajve lufte në Gazë që ka ngjallur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.

Bisedimet kanë për qëllim kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike që SHBA-ja ka vendosur ndaj Iranit, i cili këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Irani ka thënë se rundi i ardhshëm i bisedimeve me SHBA-në do të mbahet më 15 qershor në Oman. Irani është duke përgatitur një kundërpropozim pasi nuk e pranoi një propozim amerikan për një marrëveshje që lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, e përshkroi si "100 për qind kundër interesave kombëtare".

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në Muskat për të diskutuar përgjigjen e Iranit, sipas raporteve të mediave amerikane që citojnë një zyrtar amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë prani ushtarake në Irak, Kuvajt, Bahrejn, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një zyrtar amerikan tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në statusin e bazës ajrore al-Udeid në Katar – baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme – dhe se nuk janë lëshuar urdhra për evakuim të punonjësve apo familjarëve të Ambasadës amerikane në Katar, raportoi Reuters.

Presidenti Donald Trump tha se njerëzit po “largohen” nga Lindja e Mesme e “rrezikshme”, kur u pyet për lajmet se personelit jothelbësor i është dha mundësia të largohet.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

“Ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, theksoi Trump, duke iu referuar Iranit dhe bisedimeve bërthamore.

Në një intervistë të publikuar më 11 qershor, Trump tha se besimi i tij se Irani do të pranonte një marrëveshje për programin e tij bërthamor ishte shumë më i ulët se disa muaj më parë.

Duke folur në një podcast të New York Post të publikuar më 11 qershor, Trump tha se ai "nuk e di" nëse do të mund ta bindë Teheranin t’i ndalojë aktivitetet bërthamore.

“Nuk e di. Dikur mendoja se po, por tani jam gjithnjë e më pak i sigurt për këtë”, tha presidenti amerikan.

“Ata duket se po vonojnë, dhe mendoj se është për të ardhur keq. Jam më pak i sigurt tani se ç’isha para disa muajsh. Diçka u ka ndodhur atyre”, tha ai në intervistën e regjistruar më 9 qershor.

Trumpi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një veprimi ushtarak kundër objekteve bërthamore të Iranit nëse diplomacia dështon, ndërsa inteligjenca amerikane sugjeron se Izraeli po përgatitet ta sulmojë Iranin nëse bisedimet dështojnë.

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha më 11 qershor se nëse bisedimet bërthamore dështojnë dhe shpërthen një konflikt me Uashingtonin, Teherani do të hakmerret duke goditur bazat amerikane në rajon.

Misioni i Iranit në OKB postoi një deklaratë në platformën X ku thuhej se kërcënimet për përdorimin e forcës “nuk do ta ndryshojnë realitetin: Irani nuk kërkon armë bërthamore dhe militarizmi amerikan vetëm sa ushqen paqëndrueshmërinë”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России