Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 34 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.
Lëvizja Vetëvendosje:Albin Kurti 115.590 votaGlauk Konjufca 89.916 votaAlbulena Haxhiu 46.543 votaHekuran Murati 46.228 votaDonika Gërvalla 41.032 vota
Partia Demokratike e KosovësBedri Hamza 53.853 votaArian Tahiri 25.703 votaPërparim Gruda 24.190 votaUran Ismaili 18.493 votaSala Jashari 17.307 vota
Lidhja Demokratike e KosovësLumir Abdixhiku 25.233 votaHykmete Bajrami 16.018 votaUkë Rugova 14.058 votaAvdullah Hoti 12.414 votaDoarsa Kica Xhelili 12.363 vota
Lista SerbeIgor Simiq 14.337 vota
Sllavko Simiq 14.333 vota
Liljana Stefanoviq 13.926 vota
Nemanja Bishevac 11.680 vota
Zllatan Ellek 11.606 vota
Aleanca për Ardhmërinë e KosovësRamush Haradinaj 12.879 votaDaut Haradinaj 7.855 votaBesnik Tahiri 7.723 votaBekë Berisha 5.712 votaTime Kadrijaj 5.275 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.