Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Çfarë dihet deri tani për zjarrin në Zvicër që la 40 të vdekur

Autoritetet zvicerane thanë të martën se bari që u përfshi nga flakët në një resort luksoz skijimi, duke vrarë 40 persona gjatë Vitit të Ri, nuk kishte kryer inspektimin e detyrueshëm vjetor që nga viti 2019. Kjo ka thelluar shqetësimet për masat e sigurisë që ishin në fuqi.

Zyra e kryetarit të bashkisë së Crans-Montana-s bëri të ditur se lokali nuk kishte alarm zjarri, pasi një i tillë nuk kërkohej për ambiente të asaj madhësie. Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje rreth zjarrit që shkaktoi vdekje dhe plagosje të njerëzve nga e gjithë bota.

Më poshtë mund t'i lexoni pikat kryesore të hetimit për këtë rast.

Kush ishin viktimat?Njëzet e një nga viktimat ishin nga Zvicra, shtatë nga Franca, gjashtë nga Italia, ndërsa kishte edhe një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë zvicerano-franceze dhe një shtetas me nënshtetësi francezo-britaniko-izraelite. Katër viktimat e tjera ishin nga Rumania, Turqia, Belgjika dhe Portugalia.

Mes të vdekurve ishin 26 adoleshentë. Gjashtë prej tyre ishin të moshës 15-vjeçare, ndërsa dy ishin vetëm 14 vjeç.

Në mesin e 116 të plagosurve kishte shtetas nga mbi një duzinë vendesh. Shumica ishin zviceranë. Njëzet e një ishin nga Franca dhe 10 nga Italia. Përveç katër personave me nënshtetësi të dyfishtë (francezo-finlandeze, zvicerano-belge, francezo-italiane dhe italo-filipinase), të tjerët ishin shtetas të Belgjikës, Portugalisë, Republikës Çeke, Australisë, Luksemburgut, Republikës së Kongos, Serbisë, Polonisë dhe Bosnjës.

Si nisi zjarri?Prokurorët besojnë se qirinj vezullues ndezën tavanin e bodrumit të lokalit “Le Constellation”, pasi dëshmitarët raportuan se kishin parë një punonjës mbi shpatullat e një kolegu, duke mbajtur shishe me të ashtuquajtur “qirinj shatërvan”.

Pse mori flakë tavani?Tavani i bodrumit ishte i veshur me material shkumor për izolim akustik, i cili ishte konsideruar i pranueshëm gjatë kontrollit të fundit të sigurisë në vitin 2019. Ligji zviceran nuk i detyron autoritetet të verifikojnë këto materiale, por kryetari i bashkisë së Crans-Montana-s, Nicolas Feraud, tha se gjykatat duhet të përcaktojnë nëse kjo duhej bërë gjithsesi.

Sa dalje ishin në dispozicion?Feraud tha se lokali kishte një dalje në katin e sipërm dhe një në katin e poshtëm, me kapacitet të parashikuar deri në 100 persona për secilin kat.

Ai nuk mundi të konfirmonte nëse dalja e poshtme ishte funksionale. Kjo do të përcaktohet nga hetimi.

Pse disa viktima ishin të mitur?Banorët e Crans-Montana-s thanë se bari ishte i frekuentuar nga adoleshentë të moshës shkollore që sapo kishin filluar të dilnin natën. Në Zvicër, birra dhe vera lejohen të konsumohen që nga mosha 16-vjeçare.

Mosha mesatare e viktimave ishte 19-vjeçare.

Çfarë ka ndodhur me pronarët e barit?Prokurorët zviceranë kanë vënë dy pronarët francezë të barit nën hetim penal, të dyshuar për tri vepra: vrasje nga pakujdesia, dëmtime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Ata ende nuk janë akuzuar zyrtarisht dhe nuk ndodhen në paraburgim.

Çfarë dënimesh mund të përballen?Nëse shpallen fajtorë për të tri veprat, ata mund të përballen me një dënim maksimal prej katër vjet e gjysmë burgim, sipas avokatit zviceran Nicolas Rivard.

Nëse vërtetohet se kanë qenë në dijeni të rrezikut të zjarrit pa marrë masa parandaluese, ata mund të përballen me akuza më të rënda, që parashikojnë dënime prej të paktën pesë vjetësh, tha ai.

Çfarë rrugësh ligjore kanë familjet?Në Zvicër nuk ekzistojnë padi kolektive. Familjet e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim duke iu bashkuar çështjes së prokurorisë si palë paditëse, thanë avokatët. Crans-Montana po përpiqet të bashkohet në çështje si palë, por kjo ende nuk është miratuar.

Si kanë reaguar autoritetet zvicerane?Kantonet zvicerane kanë pezulluar planet për të lehtësuar rregullat e sigurisë kundër zjarrit. Crans-Montana ka ndaluar përdorimin e qirinjve vezullues në ambientet e saj. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe e premtja është shpallur ditë zie kombëtare.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России