Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri në vitin 2028 - në përputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumë optimist, edhe pse kjo është faza më e rëndësishme e ngritjes së Forcës. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbështetëse të operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në kohën e parashikuar dhe do të jetë një forcë kredibile, e ndërveprueshme me të gjitha ushtritë e NATO-s”, thotë Haziri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

Në atë kohë, NATO-ja - e pranishme në Kosovë me mision paqeruajtës që nga paslufta - e cilësoi këtë vendim si “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin e FSK-së si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e saj profesional.

Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj të gjitha komunitetet në Kosovë, e veçanërisht komunitetin serb, se FSK-ja do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike”, tha Thaçi në dhjetor të vitit 2018.

Diskursi institucional - FSK-ja si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës - u ruajt i pandryshuar edhe nën presidencën e Vjosa Osmanit.

“Djemtë dhe vajzat e Forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë - Republikës së Kosovës - në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani në dhjetor të vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha vetëm se “që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s - i cili është i ndarë nga KFOR-i - ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të mandatit të saj fillestar të mbrojtjes civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve”.

Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta, ndërsa mbetet ende për t’u plotësuar komponenti rezervë prej 3.000 pjesëtarësh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“Aleatët nga të cilët kemi blerë armatim, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e të tjera. Sot, në këtë stad të ngritjes, por edhe nesër kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë siguri”, thotë Syla për Exposenë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

Që nga fillimi, krijimi i ushtrisë së Kosovës ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia - vendi që, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Prishtinën se “po u bie daulleve të luftës” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

Sipas gjeneralit në pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kërcënimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, për Kosovën. Ai përmend në mënyrë të veçantë edhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Kur një ushtri mbrohet dhe një ushtri sulmon, atëherë proporcioni i forcave është varësisht inxhinierisë që përgatitet, tre me një, pesë me një, tetë me një... Dhe FSK-ja, me kapacitetet që sot i ka, është e gatshme që në çdo kohë ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapësirë të bëhet më shumë për personelin. Në fazën e dytë, investimet kanë qenë të fokusuara në blerje të armatimit, por nuk duhet përjashtuar as investimi në personel, në mënyrë që pjesëtarët të jenë më të motivuar për përgjegjësitë që i ushtrojnë”, thotë ai.

Pagat në FSK ndryshojnë sipas gradave - me më të ulëtat për rekrutët e rinj dhe më të lartat për nënkolonelët dhe gjeneralët. Ligji e lejon largimin vullnetar të pjesëtarëve, dhe të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se braktisjet ndodhin çdo vit - me një rritje të ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarë, dhe 2023, kur numri i tyre arriti në 134.

Zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, thekson rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar trajnimin dhe pajisjet për ushtarët. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojë të gjitha komunitetet në radhët e veta, ndonëse sfiduese mbetet pjesëmarrja e komunitetit serb.

“Problemin më të madh na e kanë shkaktuar serbët. Me kërcënime e me shantazhe, kanë arritur t’i largojnë disa pjesëtarë. Në konkurset që kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht të interesuar, por vazhdon të ketë frikë”, thotë Syla.

Falë bashkëpunimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe standardeve të NATO-s, Syla thotë se FSK-ja është qysh tash e përgatitur të bashkohet me Aleancën - një synim i shprehur që nga fillimi i transformimit. Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe gjenerali në pension, Naim Haziri.

“Kosova është shumë më e fuqishme saqë mendohet dhe shihet nga dikush - në të gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se aleanca “ofron kontribute të rëndësishme ushtarake për Kosovën”, por se “rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë... edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohësh, pa përparime që do ta nxirrnin nga vendnumërimi disavjeçar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России