Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Studentët iranianë brohorasin kundër Qeverisë dhe përleshen me forcat e sigurisë në Teheran

Studentët iranianë janë parë duke brohoritur kundër Qeverisë së vendit të tyre dhe duke u përballur me forcat e sigurisë pranë një universiteti në Teheran, sipas videove në rrjetet sociale dhe raportimeve të tjera.

Protesta shpërtheu më 21 shkurt pranë Universitetit “Sharif”, ndërsa studentët u përballën me ushtarë nga Basij, një forcë vullnetare paraushtarake që ka luajtur rol të madh në shtypjen e protestave të mëparshme politike.

Studentët dëgjoheshin duke brohoritur “Turp, turp”, sipas një videoje të publikuar nga agjencia studentore e lajmeve Khabar-e Daneshjoo dhe gjetkë. Të tjerë shiheshin duke valëvitur flamurin kombëtar iranian.

Një tubim i ngjashëm u raportua në Universitetin e Teknologjisë “Amir Kabir”.

Fars, një agjenci gjysmëzyrtare e lajmeve që është e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, raportoi se “një grumbullim i ngjashëm u mbajt në Universitetin e Teheranit me pjesëmarrjen e një numri studentësh”.

Demonstratat përkuan me qindra ceremoni që janë mbajtur në mbarë vendin këtë javë për të përkujtuar njerëzit e vrarë gjatë përplasjeve të mëdha me forcat e sigurisë në janar.

Të paktën 7.000 njerëz u vranë gjatë protestave mbarëkombëtare që shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, megjithëse besohet se numri i vërtetë i viktimave është dukshëm më i lartë.

Shumica e vrasjeve raportohet se ndodhën nga 8 deri më 10 janar, në kulmin e shtypjes së protestave.

Protestat, të cilat janë zbehur prej atëherë, ishin ndër më të mëdhatë në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Historikisht, ceremonitë përkujtimore shpesh kanë marrë rëndësi politike gjatë periudhave të trazirave në Iran.

Protestat kanë tërhequr vëmendje botërore dhe dënime për shtypjen brutale nga forcat qeveritare.

Amnesty International tha se të paktën 30 iranianë përballen me dënimin me vdekje në lidhje me protestat.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejshme ndaj demonstruesve dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër regjimit.

Trump i dërgoi në rajon dy aeroplanmbajtëse sulmuese, me dhjetëra avionë luftarakë dhe bombardues, ndërsa avionë të tjerë ushtarakë dhe forca mbështetëse janë parë duke fluturuar drejt bazave ajrore në Lindjen e Mesme.

Administrata Trump ka ushtruar gjithashtu trysni mbi Iranin që të pranojë t’i kufizojë programet e tij bërthamore, për të cilat ai këmbëngul se janë të destinuara për qëllime paqësore, civile, si prodhimi i energjisë elektrike.

Uashingtoni, së bashku me Izraelin, e kanë akuzuar Teheranin se synon të ndërtojë armë atomike.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror, presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohej trysnisë nga fuqitë botërore.

“Fuqitë botërore po rreshtohen për të na detyruar ta ulim kokën... por ne nuk do ta ulim kokën pavarësisht të gjitha problemeve që ata po na krijojnë”, tha Pezeshkian.

Forcat amerikane dhe izraelite bombarduan disa objekte iraniane që besohet se strehojnë komponentë kyç të infrastrukturës bërthamore të Teheranit. Por, nuk dihet se sa e kishin ngadalësuar bombardimet programin e tij bërthamor.

Trump tha se po shqyrton një sulm të kufizuar ushtarak.

“Mendoj se mund të them se po e konsideroj këtë”, tha ai gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 20 shkurt.

Serbia dhe Suedia u bënë vendet e fundit që u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Irani pas grumbullimit masiv të forcave amerikane.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России