Izraeli nis sulm parandalues kundër Iranit
Izraeli ka nisur të shtunën atë që e ka përshkruar si “sulm parandalues” kundër Iranit.
Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka shpallur “gjendje të jashtëzakonshme” në gjithë Izraelin.
Sipas mediave iraniane, tri shpërthime janë dëgjuar në Teheran.
Sipas tyre, shpërthimet kanë ndodhur afër zonës ku banon lideri i vendit, Ajatollah Ali Khamenei.
Ushtria izraelite ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se sirenat janë lëshuar në gjithë Izraelin dhe që njoftimet paraprake u kanë shkuar të gjithë banorëve nëpër telefonat e tyre, që të strehohen në zona të sigurta.
Sipas saj, këto janë masa parandaluese për shkak të mundësisë së sulmeve iraniane drejt Izraelit.
Lajmi po përditësohet.