Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Nën udhëheqjen e Mojtaba Khameneit, Irani nis sulme kundër Izraelit dhe vendeve të Gjirit

Irani shënoi orët e para pas emërimit të Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem të vendit duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit, të cilat sa shkojnë e zemërohen më shumë për sulmet hakmarrëse të Teheranit.

“Irani lëshoi valën e parë të raketave nën udhëheqjen e Ajatollah Sejed Mojtaba Khameneit drejt territoreve të pushtuara”, bëri të ditur transmetuesi shtetëror iranian IRIB përmes një postimi në Telegram më 9 mars.

Postimi shoqërohej me një fotografi të një predhe ku shkruhej: “Me urdhrin tuaj, Sejid Mojtaba”.

Transmetuesi shtetëror tha se në qendër të territoreve të pushtuara janë dëgjuar “shpërthime të mëdha”. Izraeli njoftoi se një grua mbeti e plagosur nga sulmet.

Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku raportuan gjatë natës se raketa dhe dronë u nisën drejt tyre, teksa Teherani intensifikon sulmet dhe lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit vazhdon të përhapet në rajon.

Njoftimi i mesnatësPak para mesnatës, më 9 mars, Irani emëroi figurën e linjës së ashpër Mojtaba Khamenein për të zëvendësuar babain e tij, Ajatollah Ali Khamenein, si udhëheqës suprem. Ky vendim mund ta bëjë atë shënjestër direkte të ushtrive amerikane dhe izraelite.

Khamenei, 86-vjeçar, u vra më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite nisën luftën kundër Iranit. Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, kanë paralajmëruar se çdo udhëheqës i ri mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse të paraardhësit të tij.

“Zgjedhje e papranueshme”Trump e kishte quajtur më herët emërimin e Mojtaba Khameneit në krye të Iranit si “zgjedhje të papranueshme” dhe “figurë të dobët”, duke këmbëngulur se kushdo që zgjidhet nga Teherani duhet të jetë i pranueshëm për Uashingtonin.

Në një intervistë për transmetuesin ABC News, Trump tha se “nëse ai [udhëheqësi i ardhshëm suprem] nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, duke shtuar se ka “shumë njerëz që mund të kualifikohen” për këtë rol.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) premtoi menjëherë mbështetje për Khamenein, i cili besohet se ka lidhje të ngushta me këtë organizatë ushtarake të linjës së ashpër. Edhe shefi i forcave të rregullta të armatosura e përshëndeti emërimin që shihet si fitore për mbështetësit e linjës radikale.

Kreu i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei, e quajti zgjedhjen e Khameneit “burim gëzimi dhe shprese”.

Si udhëheqës suprem, Khamenei 56-vjeçar do të ketë fjalën e fundit në të gjitha çështjet politike dhe ushtarake, duke ushtruar pushtet pothuajse absolut në vend.

Në një intervistë për të përditshmen Times of Israel, Trump refuzoi të komentonte drejtpërdrejt emërimin e liderit të ri, duke thënë vetëm se, “do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Irani shënjestron shtetet e GjiritPak pas emërimit, Irani e nisi një breshëri raketash dhe dronësh iranianë në gjithë rajonin.

Një nga sulmet më të rënda duket se ndodhi në Bahrejn, ku Ministria e Shëndetësisë më 9 mars tha se një sulm me dron iranian plagosi 32 civilë.

Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, përfshirë edhe fëmijë, njoftoi ministria.

Dëshmitarët raportuan më vonë se panë tym të dendur që ngrihej nga drejtimi i rafinerisë së naftës Bapco në Bahrejn, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters. Rafineria ishte goditur nga raketat iraniane edhe katër ditë më parë, duke shkaktuar dëme të kufizuara.

Shpërthimet e 9 marsit tronditën edhe kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është shënjestruar nga valë dronësh dhe raketash iraniane prej kur Irani nisi fushatën e gjerë të hakmarrjes në Gjirin Persik.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme të Iranit do të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe do të kenë “ndikim serioz” në marrëdhënie “tani dhe në të ardhmen”.

Ajo i dënoi “sulmet e hapura iraniane kundër një numri vendesh arabe dhe shënjestrimin e civilëve, objekteve jetike dhe misioneve diplomatike.”

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi personelin diplomatik jo të domosdoshëm dhe familjet e tyre në Ambasadën në Riad që të largohen nga Arabia Saudite, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Sulme edhe në Kurdistanin e IrakutBurime të sigurisë thanë se dronët goditën pranë një baze ushtarake amerikane afër Erbilit, në Kurdistanin irakian. Forcat e sigurisë thanë se kapën një seri dronësh dhe raketash që synonin një postë diplomatike amerikane pranë aeroportit të Bagdadit.

Mijëra kurdë iranianë kanë ngritur baza në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit irakian. Edhe pse mbajnë lidhje mes tyre, kurdët iranianë ruajnë milici të ndara nga kurdët e Irakut në këtë rajon.

Disa raportime sugjerojnë se kurdët iranianë - brenda dhe jashtë Iranit - mund të nisin ofensivë kundër regjimit në Teheran. Megjithatë, Trump ka thënë se nuk dëshiron që kurdët t’i bashkohen përpjekjes SHBA-Izrael, pasi nuk dëshiron t’i shohë ata “të plagosur ose të vrarë” apo ta ndërlikojë më tej situatën.

Izraeli tha vonë më 9 mars se nisur një valë sulmesh që synojnë “infrastrukturën e regjimit” në qendër të Iranit, si reagim të parë pas shpalljes së udhëheqësit të ri suprem.

Ndërkohë, kaosi në sektorin e naftës në Lindjen e Mesme dhe në transportin detar rezultuan me rritje të çmimeve të naftës më shumë se 25 për qind më 8 mars, çka mund të dëmtojë ekonominë globale.

Trump tha se rritja e çmimeve të naftës është “një çmim i vogël për t’u paguar” për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit.

Trump dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России