Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të shtunën se forcat amerikane i kanë “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake në ishullin strategjik iranian, Harg, duke e cilësuar sulmin si “një nga bombardimet më të fuqishme ajrore” në historinë e Lindjes së Mesme.

Ai gjithashtu tha se marina amerikane së shpejti do të fillojë t’i shoqërojë anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Pak çaste më parë, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet bombarduese më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në xhevahirin e kurorës së Iranit, ishullin Harg”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu publikoi një video që tregonte shpërthime në ishull pas sulmeve.

“Armët tona janë më të fuqishmet dhe më të sofistikuarat që bota i ka njohur ndonjëherë, por për arsye të ndershmërisë kam zgjedhur që të MOS e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull”, shtoi ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi Teheranin se nëse Irani “apo kushdo tjetër” bën ndonjë veprim për ta penguar transportin detar përmes ngushticës, ai do ta “rishqyrtojë” vendimin për të mos shkatërruar objektet e naftës në ishull.

Pse ishulli Harg është kyç për eksportet e naftës së Iranit?

Ishulli Harg i Iranit është pika kryesore e eksportit të naftës së vendit, sepse shërben si terminal për rreth 90 për qind të eksporteve të naftës së Iranit.

Ai ndodhet rreth 24 kilometra larg bregdetit iranian dhe rreth 480 kilometra në veri të Ngushticës së Hormuzit.

Disa orë më vonë të shtunën, mediat shtetërore iraniane konfirmuan se forcat amerikane kishin goditur objekte ushtarake në ishullin Harg.

Agjencia e lajmeve Fars, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), raportoi se në ishull u dëgjuan “më shumë se 15 shpërthime” dhe se nga zona po ngrihej tym i dendur.

Kjo agjenci raportoi se Shtetet e Bashkuara kishin shënjestruar pajisje ushtarake dhe pretendoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Hargut nuk ishin dëmtuar.

Radio Farda e Radios Evropa e Lirë nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë raportim.

Ushtria iraniane kishte kërcënuar më herët se do të sulmonte objekte nafte të lidhura me SHBA-në në rajon, nëse do të goditej infrastruktura energjetike iraniane.

Këto zhvillime ndodhën në një kohë kur Pentagoni filloi ta forcojë praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar një anije të re sulmuese me një njësi ekspeditare të marinës, pasi Trump u zotua për sulme të intensifikuara gjatë javës së ardhshme.

Zyrtarë të lartë të Mbrojtjes i thanë REL-it të premten se Pentagoni po dërgon një kontingjent marinsash - me gjasë rreth 2.500 sosh - në bordin e anijes sulmuese, USS Tripoli.

REL-i e kontaktoi Shtëpinë e Bardhë dhe u referua te Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila është përgjegjëse për forcat amerikane në Lindjen e Mesme. CENTCOM nuk ktheu përgjigje.

“Do t’i godasim shumë fort gjatë javës së ardhshme”, tha Trump për Iranin.

Presidenti më vonë shkroi në një tjetër postim në rrjetet sociale se Irani “është plotësisht i mposhtur dhe dëshiron marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja”.

Shoqërimi i anijeve në Ngushticën e HormuzitTrump më herët tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura dhe të gatshme t’i shoqërojnë anijet përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme detare, për t’i mbrojtur ato nga sulmet iraniane.

Disa vende të tjera perëndimore kanë thënë se po e shqyrtojnë këtë qëndrim të Trumpit.

Kur u pyet më vonë se kur do të fillojë t’i shoqërojë cisternat marina amerikane, Trump u tha gazetarëve: “Do të ndodhë së shpejti”, megjithëse nuk dha afat kohor.

Administrata amerikane po përpiqet ta frenojë rritjen e çmimeve globale të naftës pas ndërprerjeve të shkaktuara nga sulmet ajrore SHBA–Izrael ndaj Iranit, të cilat filluan më 28 shkurt, si dhe nga kundërpërgjigjja e Teheranit me raketa dhe dronë kundër aleatëve arabë të SHBA-së në Gjirin Persik dhe vendeve të tjera.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России