Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u bërë gati për dislokim në Gazë, dhe po e presin vetëm dritën e gjelbër nga institucionet shtetërore.

Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në këtë vend të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), mekanizëm që është paraparë të formohet me themelimin e Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e paqes në botë.

Krahas vendimit për dërgimin e trupave në Gazë, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Komandanti i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Jasper Jeffers, ka bërë të ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – përfshirë Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë - që janë zotuar se do të angazhojnë trupa, me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.

Megjithatë, në publik dihet pak se kur do të dislokohen ushtarët e FSK-së atje, dhe sa do të jetë numri i tyre.

Hapat deri te finalizimi i procesitFunksionalizimi i punës së Kuvendit të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 25 mars, e ka hapur një pjesë të rrugës që duhet të ndiqet deri te nisja e ushtarëve.

Kjo pasi Ligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit parasheh që vendimi në këtë drejtim merret nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, propozimvendimi për dislokimin e FSK-së në Gazë është përcjellë për miratim në Qeveri më 3 mars. Pas miratimit aty, vendimi kalon në duart e ligjvënësve dhe në fund duhet të merret edhe miratimi i presidentit të shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë ndër themelueset e Bordit të Paqes dhe e ka përkrahur plotësisht nismën e Trumpit. Mandati i saj presidencial skadon më 4 prill.

Mundësitë për angazhim prej muajit maj?Transmetuesi publik i Izraelit, KAN ka raportuar më 14 mars se Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS) do të nisë angazhimin në Gazë që nga muaji maj, përfshirë këtu edhe angazhimin e dhjetëra ushtarëve nga Kosova.

Me gjithë interesimin e Radios Evropa e Lirë (REL) Qeveria nuk ka konfirmuar nëse ky informacion është i saktë dhe as nuk ka treguar as kur do ta procedojë në Kuvend vendimin për këtë angazhim të FSK-së.

Njëjtë, përgjigje nuk ka kthyer as Presidenca e Kosovës, lidhur me afatet eventuale për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Maqedonci: Fillimisht planifikohen të dërgohen mbi 20 ushtarëZyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes i kanë thënë REL-it se janë në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e FNS-së për përgatitjet që duhet të bëhen dhe se për këtë qëllim është caktuar edhe një ushtarak ndërlidhës që “ndihmon në përgatitje zbarkimin e kontigjentit të FSK-së në Gazë”.

“FNS, ashtu si dhe Bordi i Paqes, përbëjnë dy mjete që e kanë qëllimin e njëjtë e që është ruajtja e sigurisë dhe paqes në Gazë, andaj dhe për dërgimin e FSK-së në Gazë ka pasur koordinim mes Qeverisë dhe institucioneve të tjera”, është thënë në përgjigjen e ministrisë, duke rikujtuar se Forca Ndërkombëtare Stabilizuese ka edhe mandat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë në një intervistë për mediumin lokal në Kosovë, Tëvë1, se në Gazë planifikohen të dërgohen “fillimisht mbi 20 ushtarë” të fushave të ndryshme.

“Do të dominojë EOD-ja (Njësia për Eliminimin e Mjeteve të pashpërthyera) dhe deminimi, që është një specialitet tashmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Do të kemi edhe oficerë dhe nënoficerë nga operacionet speciale, por gjithashtu do të kemi edhe oficerë planifikues që do të jenë të atashuar në komandën e Forcës Stabilizuese. Por, do të kemi edhe ekipe mjekësore të cilat do të jenë pjesë e këtij kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci më 24 mars.

Hollësi për kohën e dislokimit nuk ka dhënë as vetë Bordi i Paqes, duke u thirrur në “siguri operacionale”.

“Objektivi kryesor i FNS-së është të stabilizojë mjedisin e sigurisë në Gazë”, thuhet në një përgjigje të bordit drejtuar REL-it.

Për kolonelin e pensionuar të FSK-së, Afrim Veselin, numri i trupave që do të dërgohen në Gazë “nuk është aq i rëndësishëm”.

Sipas tij, FSK-ja ka oficerë e nënoficerë të përgatitur me standardet e NATO-s dhe ky operacion do t’i hapë Kosovës dhe ushtrisë së saj edhe më tej rrugën në arenën ndërkombëtare.

“Kjo do të ndikojë fuqishëm edhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

REL-i i është drejtuar edhe Qeverisë së Shqipërisë për të kuptuar se në çfarë faze janë përgatitjet atje, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

“Prania e FSK-së në Gazë, kthim i nderit për ndihmën e marrë më 1999”Më 24 mars janë bërë 27 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimet që zgjatën 78 ditë u ndalën një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, pas së cilës forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja, KFOR.

Kosova ka shprehur hapur aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, derisa misioni i saj paqeruajtës, KFOR-i, vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ndonëse me numër më të reduktuar sesa në periudhën e pasluftës. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, derisa sot numëron 4.767 trupa, nga 33 vende të botës.

Ish-koloneli Veseli thotë se Kosova, përmes angazhimit të saj në Gazë, është duke kthyer “nderin dhe ndihmën që e mori më 1999”.

“Nga një vend që më 1999 ishte vetë viktimë, tani Kosova dhe ushtria e saj marrin një operacion të tillë”, tha ai.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Melos Kolshi, i tha Radios Evropa e Lirë se anëtarësimi i Kosovës në struktura të tilla “forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit dhe e thellon bashkëpunimin me aleatët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Në një kontekst më të gjerë gjeopolitik, zhvillime të tilla kontribuojnë në konsolidimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe në ruajtjen e mbështetjes së vazhdueshme amerikane, e cila historikisht ka qenë vendimtare për shtetndërtimin dhe sigurinë e Kosovës”, tha ai.

Angazhimi i FSK-së jashtë venditKjo nuk do të ishte hera e parë që pjesëtarë të FSK-së dislokohen jashtë vendit.

Më 2021, kjo forcë u dërgua në mision në Kuvajt në kuadër të bashkëpunimit me forcat amerikane, ndërsa më 2022 në Ishujt Falklands, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë edhe në trajnime jashtë vendit në kuadër të bashkëpunimit me shtete të ndryshme.

Në këtë drejtim, FSK-ja ka partneritet të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri dhe planet janë që gjithçka të përmbyllet deri më 2028.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России