Добавить новость
World News



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Dështon takimi i partive për referendumin

Ka dështuar takimi i liderëve të katër partive politike në Maqedoni për arritjen e një marrëveshjeje mbi modalitetet e referendumit që duhet të mbahet për të zbatuar Marrëveshjen për emrin me Greqinë.


Partitë, bazuar në qëndrimet e theksuar pas takimit, kanë qëndrime të kundërta lidhur me pyetjen e referendumit, por edhe karakterin e tij se a duhet të jetë i obligueshëm apo konsultativ.


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për dështimin ka fajësuar opozitën, e cila sipas tij, punon kundër interesave shtetërore apo kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.


“Hristijan Mickovski nuk arriti ta kuptojë momentin. Në vend se t’i bashkëngjitet trenit për në Bashkimin Evropian dhe NATO, ai zgjodhi anën e errët të historisë. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Mickovski gënjen kur thotë se për VMRO-DPMNE-në më e rëndësishme ishte zgjedhja e përbërjes së KSHZ-së, ligjet për partitë politike, Qeveri, apo se lufton për referendum të ndershëm. Mickovski tentoi t’i fsheh qëllimet e vërteta. Pasi pa se nuk gjasa që të bisedohet për amnisti direkte apo indirekte, ai vendosi që të mos ketë marrëveshje”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev, por pa sqaruar qëndrimin e partive lidhur me modelin e referendumit dhe pyetjen për të cilat partitë kanë dallime të mëdha.


Qeveria që drejtohet nga Zaev, insiston që pyetja kryesore e referendumit të jenë e lidhur me procesin e integrimit euroatlantik të vendit, apo në jetë në formën se “a jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë”, si dhe referendumi të jetë konsultativ.


“Opinioni duhet ta dijë se Mickovski mori atë që deshi për KSHZ-në, sipas kushteve që kërkonte VMRO-DPMNE-ja. Fitoi Qeverinë teknike, mori Ligjin për financimin e partive politike. Kushti i vetëm për të ishte që të ftojë votuesit dhe ithtarët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë në referendum. Ai zgjodhi bojkotin dhe t’i shuajë shpresat për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Qëllimi i tij është që referendumi të mos ketë sukses”, ka deklaruar Zaev duke ftuar anëtarësimin e VMRO-së që t’i bashkëngjitet, siç tha, të ardhmes evropiane dhe të braktisë politikat shkatërruese të Mickovskit dhe të votojë në referendum.


Zaev tha se partia e tij dhe shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk do të lejojnë që vendi të mbetet peng i politikave të errëta të opozitës.


Por, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se kryeministri Zoran Zaev nuk e thotë të vërtetën sa i përket takimit. Opozita, tha Mickovski, është për integrimin euroatlantik të vendit, por jo duke manipulime, siç po bën sipas tij pushteti aktual.


Kreu i VMRO-së tha se pyetja e referendumit duhet të jetë e qartë dhe të ketë të bëjë me Marrëveshjen me Greqinë, më të cilën para shihet ndërrimi i emrit të shtetit.


“Ne nuk heqin dorë nga interesat e qytetarëve dhe normat kushtetuese, duke marrë parasysh se shumica parlamentare është ajo që e shpall referendumin dhe e përcakton pyetjen. Pozicioni jonë është i qartë, pyetje e referendumit duhet të jetë për një çështje dhe jo e lidhur me aspekte tjera. Këtu është dallimi... kemi një marrëveshje të nënshkruar dhe qytetarët duhet të pyeten pikërisht për esencën e kësaj marrëveshjeje. Sa i përket karakterit (të referendumit), këtu kemi qëndrime thuajse të përafërta. Dalja në referendum duhet të jetë mbi 50 për qind dhe shumica e atyre që dalin të deklarohen pozitivisht apo negativisht”, deklaroi Mickovski.


Ai tha se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për referendum në të cilin sipas tij, qartë thuhet se qytetarët në referendum duhet të deklarohen vetëm për një çështje edhe atë përmes pyetjes së definuar qartë dhe të kuptueshme.


Pas takimit është prononcuar edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili i bëri thirrje partive që interesat shtetërore t’i vendosin mbi ato partiake.


“Dallimet janë në pyetjen që duhet të vihet në referendum. Natyrisht, rrjedha normale e referendumit varet nga pyetja që do të bëni. Në këtë rast, dua të theksoj se ne të gjithë duhet të fusim interesat e shtetit përpara interesave të partisë. Dhe mendoj se në këtë situatë, opozita duhet të vendosë para se gjithash interesa shtetërore”, deklaroi Ahmeti.


Partia e tjetër që ishte pjesë e bisedimeve, Lëvizja Besa gjithashtu ka bërë thirrje për kapërcimin e dallimeve, meqë sipas saj, vendi ndodhet në momentet shumë kritike për të ardhmen e tij.


“Ne mbështesin marrëveshjen për KSHZ-në, financimin e partive politike dhe për formimin e Qeverisë teknike sipas Marrëveshjes së Përzhinës. Për referendumin, shpresoj që të gjitha partitë politike do të punojnë që ai të jetë i suksesshëm dhe qytetarët do të japin vullnetin e tyre për çështjen e rëndësishme”, ka deklaruar kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami.


Partitë nuk kanë deklaruar nëse do të ketë përpjekje tjera për marrëveshje. Bazuar në qëndrimet e kryeministrit Zaev, referendumi do të mbahen në shtator po në fillim të muajit tetor dhe kalon me sukses atëherë pason procedura për ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja për emrin e ri të shtetit, “Maqedonia Veriore”, duhet të ratifikohet edhe në Parlamentin e Greqisë, në të kundërtën, bazuar në marrëveshjen mes dy shteteve, ajo nuk do të jetë e vlershëm nëse ndonjëra nga palët nuk e zbaton deri në fund.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России