Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
![Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-e305-08dc65eb59d4_tv_w800_h450.jpg)
I dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo vit, por numri i saktë i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit nuk dihet. Llogaritet të jenë rreth 700 mijë, por gjatë një procesi që u përcoll me shumë kritika vite më parë, doli se diaspora kosovare ka rreth 400 mijë persona. E, për t'u ditur numri i vërtetë, diaspora i ka dy mundësi për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë: përmes familjarëve që jetojnë në Kosovë apo online përmes platformës ediaspora.rks-gov.net. E, pse është i rëndësishëm regjistrimi? Në këtë video jua sjellim detajet.