Добавить новость
World News

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.

Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.

Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.

Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.

“Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.

Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Matthew Lawson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës.

Bisedime mbi emigrimin e parregulltZëvendëskryeministri Nikoloski, siç njofton Qeveria, do të takohet në Londër edhe me Dame Angela Eagle, ministre për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e emigracionit të parregullt.

Ambasadori britanik e konsideron marrëveshjen një "moment historik" në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpjegoi se Britania është tashmë investitori i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut, me rreth gjysmën e investimeve britanike në të gjithë Ballkanin Perëndimor të vendosura këtu.

Një marrëveshje për një partneritet strategjik u arrit në një takim midis kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë, Hristijan Mickoski dhe Keir Starmer, në margjinat e samitit në Tiranë më 16 maj.

Ku do të investohen 6 miliardë eurot?Marrëveshja që do të nënshkruhet të enjten synon të krijojë mbështetje për projektet e infrastrukturës në shëndetësi, transport, teknologji, energji, transformim digjital dhe sektorë të tjerë jetikë. Për këtë qëllim janë planifikuar rreth 6 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i Maqedonisë së Veriut është 6.5 miliardë euro.

Projektet e planifikuara, siç tha Qeveria, janë ndërtimi dhe rindërtimi i korridorit hekurudhor 10 nga Tabanovca në Gjevgjeli, i cili vlerësohet të kushtojë deri në dy miliardë euro, ndërsa ndërtimi i Spitalit Klinik, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit të Studentëve në Shtip, rindërtimi i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe ndërtimi i një spitali të ri me një qendër të re shëndetësore në Kërçovë do të kushtonin rreth 200 milionë euro.

Aleanca Social Demokratike në opozitë njoftoi se do të votonte për ratifikimin e marrëveshjes me Britaninë në Parlament, por udhëheqësi Venko Filipce kritikoi Qeverinë për mospublikimin e hollësive të marrëveshjes.

“Është shumë e rëndësishme të dihen të gjithë parametrat e marrëveshjes me Britaninë, sepse ajo përfshin “shuma të mëdha parash, interesa që nuk e dimë se sa janë dhe të cilat do të paguhen nga brezat e ardhshëm”, tha Filipche.

Hollësitë e marrëveshjes do të dihen brenda një muaji?Hollësitë e kredive të reja nuk dihen, por si kryeministri ashtu edhe ministrat sigurojnë se ato nuk do të kalojnë kufirin kritik prej mbi 60 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Para nisjes për në Londër, zëvendëskryeministri Nikolovski tha të martën se, sipas tij, "kushtet e ripagimit dhe normat e interesit për fondet nga marrëveshja do të jenë më të mira se çdo huamarrje e mëparshme" dhe "fillimisht është e mundur që të lëvizim nën normën e inflacionit, por hollësitë do të zbulohen pas një muaji, deri në një muaj e gjysmë”.

Nga gjashtë miliardë eurot në kuadrin financiar me Mbretërinë e Bashkuar, rreth 2.2 miliardë euro do të tërhiqen në ciklin e parë pesëvjeçar, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, në emisionin "360 Gradë".

"Dy miliardë gjatë pesë vjetëve janë 400 milionë euro. Kjo është rritja vjetore e borxhit publik krahasuar me këto investime, të cilat, nga ana tjetër, do të kontribuojnë në rritjen ekonomike", thotë Dimitrieska-Kochoska.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Nikolovski njoftoi se fondet e para priten deri në fund të verës, dhe punimet e ndërtimit mund të fillojnë në fillim të tetorit. Kompanitë vendase pritet të marrin pjesë deri në 70 për qind në zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России