Добавить новость
World News



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Franca dhe Gjermania me një "non-paper" për Republikën Sërpska

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit.

Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar ("non-paper"), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese "përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e Hercegovinës në 30 vjetët e fundit".

Ekzistenca e këtij dokumenti u bë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, më 22 maj, pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku ai tha se dokumenti, që u prezantua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, "vështirëson pozitën e Republikës Sërpska”.

Pse është përpiluar ky dokument?Sipas autorëve, Republika Sërpska ka ndërmarrë disa veprime dhe procese ligjore që minojnë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, sidomos pas dënimit të presidentit të këtij entiteti, Millorad Dodik, më 26 shkurt, nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Këto veprime përfshijnë miratimin e disa ligjeve, si ai për ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska – përfshirë Gjykatën dhe Prokurorinë shtetërore, dhe agjencinë shtetërore për hetime (SIPA) – si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, dhe ligjin për regjistrin e posaçëm të organizatave joqeveritare.

Po ashtu, si veprime të kontestuara përmenden drafti i ri i Kushtetutës së Republikës Sërpska, i prezantuar në mars, dhe Ligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska.

Qëllimi i menjëhershëm i dokumentit është "shfuqizimi i ligjeve jokushtetuese dhe tërheqja e draftit të ri kushtetues".

"Zgjidhja afatgjatë e krizës do të kërkojë, në veçanti, rikthimin e plotë dhe të pakthyeshëm të Republikës Sërpska në rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rikthimin e përkushtimit të serbëve të Bosnjës për funksionimin e institucioneve shtetërore, dhe përmbushjen e të gjitha hapave të renditur në rekomandimin e Komisionit Evropian të datës 12 tetor 2022", thuhet në dokument.

Çfarë masash propozon dokumenti?Sipas autorëve, masat që duhet të ndërmerren përfshijnë: kufizimin e mbështetjes financiare për Republikën Sërpska, vendosjen e sanksioneve të synuara, ngadalësimin e procesit të anëtarësimit në BE, dhe ndërprerjen e kontakteve me zyrtarët e këtij entiteti.

Dokumenti kërkon që BE-ja të mbajë të pezulluara të gjitha projektet që janë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dobishme për Republikën Sërpska në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Komisioni Evropian nuk duhet të propozojë projekte të reja që janë të dobishme për Republikën Sërpska. Kriteret për zhbllokimin e masave do të zhvillohen pasi udhëheqësja e Republikës Sërpska të ndërmarrë hapa konstruktivë, me konsultim paraprak të shteteve anëtare.

Po ashtu, BE-ja duhet të koordinohet me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, për të adoptuar qasje të ngjashme. Ndihma financiare bilaterale për projekte që ndihmojnë Republikën Sërpska duhet, gjithashtu, të pezullohet.

Sa i përket sanksioneve, propozohet përdorimi i kornizës ekzistuese për masa kufizuese kundër individëve apo entiteteve që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Dokumenti thotë se “pritet që Përfaqësuesi i Lartë dhe/apo nënkryetarja e Komisionit të sjellin propozime në javët në vijim”.

Meqenëse nuk ka konsensus të plotë në BE për këtë çështje, dokumenti sugjeron që shtetet anëtare individualisht të vendosin ndalime udhëtimi për disa zyrtarë të Republikës Sërpska.

“Masat kombëtare janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, me synimin për të ndryshuar sjelljen e individëve dhe entiteteve të targetuara”, thuhet në dokument.

Gjithashtu, rekomandohet që BE-ja të pezullojë kontaktet e nivelit të lartë me liderë të dënuar ose të akuzuar të Republikës Sërpska, përfshirë Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiq.

Komunikimi me zyrtarët e Qeverisë së Republikës Sërpska apo të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) duhet të fokusohet në theksimin e rrezikut nga vijimi i kursit jokushtetues të presidentit Dodik, dhe gatishmërinë e BE-së për të ulur tensionet kur të ketë shenja të ndryshimeve.

Bosnje e Hercegovina është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe autorët e dokumentit vlerësojnë se duhet të theksohet qartë se veprimet e Republikës Sërpska janë të papajtueshme me këtë rrugë.

Çfarë është "non-paper"?"Non-paper" është një dokument jozyrtar, pa firmë, pa stemë dhe pa kanale zyrtare dërgese.

Ai përmban një propozim apo ide, dhe mund të diskutohet në mënyrë informale nga liderë politikë apo diplomatë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России