OKB: Vrasja e Khashoggit është planifikuar dhe kryer nga zyrtarët sauditë
Raportuesja speciale për ekzekutime arbitrare, Agnes Callamard, ka thënë se zyrtarët sauditë kanë “dëmtuar seriozisht” dhe kanë vonuar përpjekjet e Turqisë për të hetuar skenën e krimit në konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor.
Duke raportuar në një mision njëjavor me ekipin e saj dhe tre ekspertë në Turqi, ajo ka thënë se kanë pasur qasje në disa
“incizime të zërit”, të cilat i ka ofruar agjencia turke e inteligjencës.
Ajo ka shprehur “shqetësime të mëdha” edhe për procedurat e gjykimit të 11 sauditëve në Mbretërinë Saudite dhe ka kërkuar që të realizojë një vizitë atje.
Khashoggi, kolumnist për Washington Post, i njohur si kritik i princit saudit, Mohammed bin Salman është thënë të jetë vrarë, duke i gjymtuar trupin në ambasadën saudite në Stamboll.
Autoritetet turke fillimisht kanë mohuar se vrasja e Kashoggit ka ndodhur në ambasadë, derisa pas presionit të madh ndërkombëtar ata kanë pranuar se vrasja ka qenë e planifikuar, mirëpo kanë kundërshtuar pretendimet se princi saudit ka qenë i përfshirë në vrasje.