Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

BE-ja nuk sheh alternativa për dialog pa pezullimin e taksës

Bashkimi Evropian vazhdon t’u bëjë thirrje institucioneve të Kosovës që ta pezullojnë taksën doganore të vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke bërë të ditur se pa pezullimin e saj, dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë - Serbi, mbetet i bllokuar.


Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian, së bashku me të gjitha vendet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara Amerikës, i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta pezullojnë menjëherë tarifën doganore në mënyrë që dialogu të fillojë sa më shpejt.


"Gjendja e tanishme nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut mes dy palëve. Tarifat jo vetëm që pengojnë dialogun, por ato pengojnë edhe rrugën evropiane të Kosovës”, tha Kocijançiq.




Ajo ka rikujtuar edhe qëndrimin e mëhershëm të Mogherinit, sipas të cilës, 'raundet e dialogut nuk do të ndodhin’, përderisa Prishtina të mos e pezullojë apo shfuqizojë tarifën doganore.


‘Momenti kur kushtet do të plotësohen, unë jam e gatshme ta thërras takimin e nivelit të lartë të dialogut në mëngjesin e ardhshëm', kishte deklaruar Mogherini.


“Jam e sigurt se mund të përfitojmë nga një mjedis pozitiv, nëse e kemi atë, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por, unë pres që të plotësohen kushtet e nevojshme dhe deri më tash nuk kam parë asnjë lëvizje që na shpie në atë drejtim”, ka cituar Kocijançiq shefen e saj, Mogherini.


Përderisa taksa doganore 100 për qind për importet nga Serbia mbetet në fuqi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve me autoritetet e Kosovës.


Por, në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përjashtuar mundësinë që Qeveria e tij të pezullojë apo shfuqizojë taksën, përderisa, siç ka thënë ai, Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet.


*Video nga arkivi: Kryeministri Haradinaj flet për taksën, dialogun, izolimin e Kosovës...







Politologu Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë, se gjasat që pala serbe të kthehet në dialog pa largimin e taksës doganore, janë minimale.


"Pala serbe është deklaruar dhe e ka çështje jo vetëm parimi dhe morali, që pa heqjen e taksës gjatë bisedimeve që është vënë si një kusht shtesë, do të thotë nuk i vazhdon bisedimet me Kosovën. Ajo mund t'i vazhdojë bisedimet me Bashkimin Evropian dhe Serbia i ka të rëndësishme integrimet evropiane ose me misionet ndërkombëtare që janë në Kosovë, por me Kosovën nuk ulet në tavolinë pa u hequr taksa", theksoi Tahiri. 




Kurse, analisti Muhamet Mavraj, konsideron se nëse do të ketë një presion më të madh nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë, ajo do të kthehej në bisedime, edhe nëse taksa nuk shfuqizohet.


"Pala serbe do të rikthehet në dialog nëse fokusohet presioni mbi Serbinë. Presioni ka qenë krejt i gabuar dhe vetëm kundër Kosovës", tha shkurt analisti Mavraj.


Dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që prej se autoritetet në Prishtinë vendosën taksën doganore më 21 nëntor të vitit 2018 prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.


Ky proces po lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht i domosdoshëm i përparimit të dy shteteve drejt integrimit evropian.


Arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, po e kërkojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke insistuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë këtë marrëveshje brenda vitit 2019, e cila do të përfundonte dhe me njohje reciproke.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.com — международная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России