Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kosova e Shqipëria synojnë "kufi virtual"

Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruara shumë marrëveshje ekonomike e tregtare, të cilat si të tilla, mundësojnë eliminimin e barrierave ekonomike në mes dy shteteve, por që, sipas përfaqësuesve të bizneseve nuk po zbatohen.


Problemi më i theksuar thuhet të mbetet te pikat kufitare Kosovë - Shqipëri, ku të gjithë qytetarët, e po ashtu edhe mallrat, vazhdojnë t’iu nënshtrohen kontrolleve të dyfishta kufitare.




Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe njëherësh këshilltar edhe i ministrit të Financave në Kosovë, Bedri Hamza, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për një pikë të vetme doganore është duke u zbatuar, por që së shpejti do të finalizohet dhe do të ketë vetëm një kontrollim kufitar.


 “Jemi duke shkuar hap pas hapi, duke integruar sistemet dhe procedurat. Deri më tani janë integruar sistemet, ndërsa sa u përket procedurave edhe për një kohë të shkurtër derisa të harmonizohen rregulloret jemi duke i kryer kontrollet kufitare të veçanta, pra Shqipëria po e bën procedurën e vet, e Kosova gjithashtu”.


“Mirëpo, e mira është se tani është një ndalesë e vetme dhe procedurat kryhen në një ndalesë të vetme. Pritjet janë dhe kërkesat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Bedri Hamza, që shumë shpejt të ketë vetëm një procedurë për të dy doganat dhe të pranohen në mënyrë reciproke të gjeturat e atij kontrolli”, thekson Rafuna.




Ai shton se janë duke iniciuar veprime të tjera që kufiri Kosovë - Shqipëri, nga një kufi klasik të shndërrohet në një kufi virtual.


“Ne jemi duke punuar të shkurtimin e dokumentacionit pra përveç shkurtimit të kohës së pritjes në vendkalimet shkojnë të ulin procedurat burokratike që është e rëndësishme për biznesin. Ne jemi duke menduar iniciativa të reja që do të shkrijnë edhe më shumë kufirin Kosovë – Shqipëri. Jemi duke punuar paralelisht edhe me zbatimin e marrëveshje të nënshkruara, por edhe duke përgatitur iniciativa të reja për të ardhmen”, thekson ai.




Përfaqësues të bizneseve në Kosovë ankohen se ka barriera të shumta tregtare dhe se këto barriera ekonomike mbeten probleme që pengojnë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Shqipëria nuk ka treguar vullnet të mjaftueshëm politik dhe nuk ka ndërmarrë veprime të caktuara që të lejojë që produkte e Kosovës të eksportohen në tregun shqiptarë pa barriera shtesë.


“Ende ka shumë probleme. Unë një ditë më parë kam pasur një ankesë nga një biznes te çështja e certifikatave dhe nuk ka harmonizim mes dy shteteve. Nga ana e Shqipërisë ka hezitim që të njihet dokumentacioni, shumë herë ka pritje të gjata në kufi. Me Shqipërinë, në kushte normale, Kosova është dashur ta kemi partneritetin kryesor, por kjo nuk po ndodh. Shqipëria nuk ka treguar vullnet të mjaftueshëm politik dhe nuk ka ndërmarrë veprime të caktuara që të lejojë që produktet e Kosovës të eksportohen në tregun shqiptar pa barriera shtesë. Me gjasë atje grupet e interesit janë më të fuqishme sesa pjesa e vendimmarrësve”, thotë Rukiqi.


Liderët në Kosovë dhe Shqipëri në vazhdimësi janë deklaruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe eliminimit të të gjitha barrierave. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërie çdo vit i mbajnë edhe mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë ku edhe nënshkruhen marrëveshje për fusha të ndryshme.




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga samiti Brdo-Brijunit që u mbajt një ditë më parë në Tiranë, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se pikat kufitare në mes dy vendeve, duhet të hiqen.


“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndan padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.




Në fillim të këtij viti Dogana e Kosovës ka hapur pikën doganore në Portin e Durrësit, e cila thuhet se ka rritur shkëmbimet tregtare ndërmjet dy shteteve dhe ka shkurtuar koston e shpenzimeve të transportit.




Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Megjithatë, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve nuk janë në nivel të kënaqshëm.


Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e produkteve, të cilat importohen nga Shqipëria në Kosovë, kap shifrën e rreth 200 milionë eurove në vit, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri, është rreth 60 milionë euro.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.com — международная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России