Irani kundërshton thirrjen e SHBA-së për të biseduar
“Nuk do të ketë negociata me Amerikën”, ka thënë zëvendësi-drejtuesi ushtarak, Yadollah Javani, ka transmetuar agjencia e lajmeve Tasnim.
Javani po ashtu ka pretenduar se Uashingtoni nuk ka guxim për të nisur aksion ushtarak kundër Iranit.
Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin
Tensionet në mes të Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar prej kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Irani heq dorë pjesërisht nga marrëveshja bërthamore
Trump ka konsideruar se kjo marrëveshje, që frenon aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare, ka shumë mangësi.
Të mërkurën presidenti amerikan ka shtuar sanksionet ndaj këtij shteti, të vëna muaj më parë, duke i prekur tani industrinë e çekikut, pasi autoritetet iraniane kanë njoftuar se do të heqin dorë pjesërisht nga marrëveshja bërthamore, nëse nuk gjendet një mënyrë për t’iu ikur sanksioneve të SHBA-së.
SHBA i vë sanksione të reja Iranit, Teherani kërcënon